Home Kulturë/Arsim BLENDI NË MAL – MËNGJESI /Poezi/

BLENDI NË MAL – MËNGJESI /Poezi/

683
0
SHARE

Këndi poetik për fëmijë

Nijazi Kastrati

BLENDI NË MAL

Kishe dalur Blendi
Në mal për sheti
Nën një hije lisi
Ishte ulë ai

Ngriti kokën lartë
Lisin për t’vështru
Kur e vërejti vjedullën
Për degë duke shku

Në një ferrë murrizi
Diçka po levizë
Lepur frigacaku
Shtëpinë kish ujdisë

Një grumbull t’madh dheu
Më tutje vështron
Milingonat punëtore
Ushqim sigurojnë

Nesër do u them shokëve
Në mal çka kam pa
Duhet të mësojë më tepër
Jetë të mirë kush do.

MËNGJESI

Gjumin në mëngjes ma nxorr një harabel
Erdh n’dritaren time kërkoi kokrra mel

Dil më tha n’dritare, vështro këtë bukuri
Kopshti shumëngjyrësh kishte marrë hijeshi

Vesa e mëngjesit shkëlqente mbi lule
Bilbili ia thoshte këngës mbi një shkurre

Të gjitha lulet n’kopsht, si për xhelozi
Veshtronin njëra tjetrën, si me qësendi

Bukuria e luleve në një sfond gjelbëruar
Aromë e lloj-llojshme duke depërtuar

Nektarin në lule mbledh bleta punëtore
Na e kthen mjaltin më vonë n’ kavanoze.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here