Home Kulturë/Arsim Busti i heroit Selami Hallaçi në shkollën me të njëjtin emër, nderon...

Busti i heroit Selami Hallaçi në shkollën me të njëjtin emër, nderon qytetin e Gjilanit

81
0
SHARE

Heroi Selami Hallaçi në shkollën që e mban emrin e tij

Gjilan, 26 tetor 2018 – Komuna e Gjilanit sot ka vlerësuar veprën dhe punën e madhe të veprimtarit të shquar të arsimit shqip dhe luftës për liri, me ç’rast ka bërë zbulimin e bustit të Selami Hallaçit, në oborrin e shkollës e cila mban emrin e tij.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se busti që ka ardhur për heroin tonë është një nder dhe në të njëjtën kohë edhe obligim që të vazhdohet tutje me punë dhe angazhime të përbashkëta në fusha të ndryshme.

“Selami Hallaçi punën dhe angazhimin e tij e ka nisur që në moshë të re dhe me qëllimin që Gjilani dhe Kosova të mësojnë shqip dhe të kenë një arsim me virtyte të larta dhe liri e barazi karshi botës së mbarë. Selami Hallaçi, Musa Zajmi, Avdullah Presheva, etj, nuk mund të ndahen nga kontributi i bashkëpatriotëve të tij dhe të kësaj ane, në cilëndo periudhë kohore që kanë luftuar. Heronjtë e të gjitha kohërave pushojnë bashkë dhe janë kujdestarë të lirisë sonë. Ata nuk dallohen nëse ishin komunist, nacionaldemokrat, demokrat, rugovist apo antirugovist, por të gjithë këta, dëshmojnë për përpjekjen e popullit shqiptarë për liri”, ka thënë ai.

Ai ka nënvizuar se Salami Hallaçi mbetet përgjithmonë në historinë tonë, sepse është njëri prej dëshmorëve që ka edhe himnin, ka emër dhe ka kush e ruan, ngase këta fëmijë që edukohen dhe breza të tërë që kanë dalë prej kësaj shkolle, janë ata që e ruajnë dhe e trasojnë emrin e tij”.
Haziri ka shtuar se “kjo shkollë në kohët më të vështira gjatë ditës shfrytëzohej për mësim të fëmijëve, e më pas për funksionimin e shtetit dhe kauzës tonë të përbashkët për liri. Kjo shkollë është vend i rezistencës dhe do të mbetet përgjithmonë njëri nga vendet e filleve të lirisë së Kosovës në luftën e fundit”.

Ndërkaq, drejtori i kësaj shkolle, Florim Maloku, ka thënë se ngritja e këtij busti dhe investimi i parkut në këtë pjesë të shkollës është një kontribut i përbashkët i personelit të shkollës, prindërve, nxënësve, sektorit privat, Drejtorisë së Arsimit dhe i kryetarit të Komunës së Gjilanit, që kanë dhënë mbështetjen maksimale që ky monument të jetë tani e tutje në hyrjen e shkollës.
Në emër të familjes ka folur nipi i tij, Fatmir Iseni, i cili ka falënderuar këtë punë që është bërë, në vlerësimin e veprës së Selami Hallaçit, e njëkohësisht një obligim për të kontribuar e gjithë shoqëria, për fushën e arsimit, për rininë dhe për të ardhmen më të mirë.

Shkolla Fillore “Selami Hallaçj” është e dëshmuar për rezultate dhe cilësi në arsim në nivel të Republikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here