Home Kulturë/Arsim DASHURIA E PA FAT /Këndi poetik/

DASHURIA E PA FAT /Këndi poetik/

251
0
SHARE

Këndi poetik

Nijazi Kastrati

DASHURIA E PA FAT

/Për ata që humbën dashurinë/

Nën hije të dardhës, në fund të katundit,
Kishte qenë për ne ai takim i fundit,
Më premtove se më do dhe se pa mua s’ke jetë,
Por ike në pakthim pa asnjë fjalë dhe e qetë!

Çka u bë me zemrën tënde, si e bëre gur!
Aspak nuk t’u dhimta, që s’u lajmërove kurrë!
Së paku një fjalë mua të ma thoshe,
Që në një farë menyre t’ më paralajmroje!

Fjalët e tua të mëdha për dashurinë tonë,
Ikën, i mori era i çoi në oqean,
I përbiu dallga, i dërgoi n’ fund deti,
Mes meje e teje veç kujtimi mbeti!

Jetoj në kujtime, në ëndrra të kota,
Se një ditë do të ndodhë që të sillet bota,
Të të sjell përsëri aty n’fund katundi,
Aty nga ku ike dhe gjurma të humbi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here