Home Kulturë/Arsim Do të varesh më pak nga dita e nesërme, në qoftë se...

Do të varesh më pak nga dita e nesërme, në qoftë se të sotmen e shfrytëzon mirë!

165
0
SHARE

A mund të më përmendësh dikënd që i jep kohës ndonjë vlerë, që e çmon ditën, që është i vetëdijshëm se po vdes dita-ditës?

…atëherë do të shohësh se pjesa më e madhe e jetës u kalon atyre që bëjnë të këqija, një pjesë e madhe përsëri atyre që nuk punojnë kurrgjë, kurse e tërë jeta të gjithë atyre që punojnë çfarëdo tjetër, vetëm se jo atë që duhet punuar patjetër.

/Seneka i dërgon përshëndetje Lucilit të vet!/

Kështu vepro, o Lucili im, kushtoju vetvetës dhe mblidhe kohën e ruaje, kohën që ta patën marrë deri tani të tjerët, që ta kanë rrëmbyer, ose që të ka munguar vetiu, ose që madje edhe vetë të është arratisur. Ji i bindur se gjërat qëndrojnë kështu si po të shkruaj unë: një pjesë e kohës na rrëmbehet, një pjesë, përsëri, na shkon pa e diktuar,kurse një pjesë na del dorës fare thjeshtë.

Ndërkaq, humbja më e turpshme, është ajo që lindi nga pakujdesia dhe neglizhenca jonë. Mirëpo , nëse gjithë këtë e kundron më mirë, atëherë do të shohësh se pjesa më e madhe e jetës u kalon atyre që bëjnë të këqija, një pjesë e madhe përsëri atyre që nuk punojnë kurrgjë, kurse e tërë jeta të gjithë atyre që punojnë çfarëdo tjetër, vetëm se jo atë që duhet punuar patjetër.

A mund të më përmendësh dikënd që i jep kohës ndonjë vlerë, që e çmon ditën, që është i vetëdijshëm se po vdes dita-ditës? Ne, në të vërtetë, gabojmë, sepse vdekjen e kundrojmë sikur po na pret në të ardhshmen; kurse, në realitet , pjesa më e madhe e saj tanimë na ka kaluar. Ajo jetë që tanimë na ka kaluar i përket vdekjes. Ajo jetë që ka mbetur para nesh për t’u jetuar poashtu i përket vdekjes, sepse atë që kemi jetuar dhe atë që do të jetojmë në vazhdim i takon vdekjes! Çdo udhëtim ka një cak, një përfundim! Pra, vdekja është vetëm akti, ndërsa ne mendojmë se vdekja i përket të ardhmës, e në realitet çdo moment, ditë, muaj, vit që e kalojmë dhe është duke ardhur, dhe sapo e kemi kaluar, është i vdekur!
Secili do të arrijë në fund, me herët apo pak më vonë, nuk ka rëndësi!

Puno, pra, i dashur Lucil, rrëmbeje çdo moment. Kështu do të ndodhë që të varesh më pak nga dita e nesërme, në qoftë se të sotmen e shfrytëzon mirë. Jeta avullohet derisa i shtyjmë gjërat në jetë.

Çdo gjë tjetër, o Lucili im, është pasuri e huaj, e, ndërkaq, e jona është vetëm jeta që na dha natyra: na e dha vetëm këtë pronë kalimtare dhe të paqenie!

Bëra një stallë bagëtish me drunjë të rinj dhe shumë të bukur në fshat. Një kohë kalova në udhëtime, u mora me persiatje filozofike dhe shkrova mjaft libra për jetën…Një ditë u ktheva në vendlindje për ta vizituar stallën. Mezi e njoha! E kundrova të tërën. Ishte vjetëruar shumë. Në vjetërsinë e saj ndjeva pleqërinë time, dhe në pleqërinë time pashë stallën e vjetëruar!

Mirëpo, marria e njerëzve është kaq e madhe sa e çmojnë të gjithë atë që e ka vlerën sa më të vogël dhe që mund të zëvendësohet e të kompensohet me çfarëdo gjë tjetër e askush të mos mendoj se ka bërë gabim, nëse e ka humbur kohën…

Mbetsh me shëndet deri në letrën tjetër!

/Marrë dhe përshtatur nga Lucio Aneus Seneka: “Letra Lucilit”/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here