Home Kulturë/Arsim Drejtoria e Arsimit ndalon te gjitha parambrëmjet e maturës në Komunën e...

Drejtoria e Arsimit ndalon te gjitha parambrëmjet e maturës në Komunën e Gjilanit

140
0
SHARE

Të dashur nxënës,

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka bërë të ditur sot se DKA ka nxjerr Urdhëresë për ndalimin e parambrëmjeve të maturantëve në Komunën e Gjilanit.

Më këtë rast, Gagica ka njoftuar drejtorët dhe mësimdhënësit e të gjitha institucioneve edukativo – arsimore, se Drejtoria Komunale e Aarsimit ka nxjerrë urdhëresë, ku ndalon të gjitha parambrëmjet në formë të organizuar brenda dhe jashtë hapësirave shkollore.

Ndërsa ka shtuar se “këtë vendim, Drejtoria Komunale e Arsimit e bazon në objektivat e saja në disiplinë dhe cilësi në arsim, si dhe evitimin e çfarëdo sjellje jo-etike që mund të ndodhin në organizimin e këtyre parambrëmjeve, kur kemi parasysh moshën e nxënësve (nën 18 vjeç)”.

Ai ka përmendur edhe shpenzimet e financiare që bëhen në këto organizime, duke theksuar se barra financiare e prindërve është një tjetër faktor ndikues në parandalimin e këtyre parambrëmjeve”.

Gagica tha se dëshiron t’u bëjë me dije nxënësve dhe prindërve se shkollat nuk qëndrojnë prapa paralajmërimeve të tilla për organizim të parambrëmjeve, dhe çfarëdo organizimi në këtë drejtim bie në kundërshtim edhe me ligjet në fuqi.

“Në fund, edhe njëherë deklarojmë se Drejtoria Komunale e Arsimit ndalon organizimin e parambrëmjeve brenda apo jashtë shkollave, dhe të gjithë ata që kanë statusin e nxënësit obligohen t’i respektojnë vendimet e shkollave dhe në këtë rast Urdhëresën e Drejtorisë së Arsimit për ndalimin e parambrëmjeve. Suksese në mësim!”, ka theksuar Gagica.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here