Home Kulturë/Arsim Fëmijët që janë të lidhur me natyrën – kanë mendje dhe trup...

Fëmijët që janë të lidhur me natyrën – kanë mendje dhe trup të shëndoshë…

178
0
SHARE

Aktivitetet alpine i bëjnë fëmijët të sjellshëm, të përgjegjshëm, jo të dhunshëm, zhvillojnë shkathtësitë dhe bëhen njerëz të mirë…

 /Pse duhet të futet alpinizmi si lëndë mësimore në shkollat fillore?/

2.

Do të bëhen më të shëndetshëm

Alpinizmi është bindshëm aktiviteti më i shëndetshëm fizik dhe fakti që ai zhvillohet në natyrë, në vendet më të bukura që mund të imagjinojmë, i jep rëndësi edhe më të madhe atij. Shikoni fëmijët tanë sot. Këtu, në fund të fundit, disa statistika të trishtueshme: në rajoni, 13.2% e fëmijëve janë pjesërisht të trashë dhe 7.5% janë fëmijë të trashë. Këta fëmijë janë pacientë të mundshëm në kardiologji dhe endokrinologji, për shkak të rrezikut të lartë të diabetit dhe sëmundjeve të tjera kronike. Instituti i Shëndetit Publik “Batut” kreu një studim që tregoi se numri i fëmijëve me kilogramë të tepërt përshtaten në trendin botëror – epidemitë e trashjes. Alpinizmi do ta bëjë fëmijën tuaj të dalë nga 350 në 800 kCal në orë, në varësi të peshës së tij dhe ritmit që po lëviz. Dhe turneu mesatar për ecje nuk zgjat më pak se 4 orë. Llogaritni vet.

Dhuna në shkollë do të zvogëlohet

Ndoshta një pohim “i guximshëm”, por besoj, është i saktë. Alpinizimi është një aktivitet që në një farë mase eliminon nevojën për të qenë më i fuqishëm në raport me tjetrin dhe për ta kapërcyer atë. Nëse mund të përcaktohet qëllimin i ecjes – kjo nuk është edhe e domosdoshme, për të arritur në krye të malit, por për të shijuar peisazhet që na rrethojnë, në mënyrë që në ecje e sipër t’i kapërcejmër pengesat natyrore gjatë rrugës, por edhe dobësitë.personale  Kur fëmijët punojnë së bashku për të kapërcyer dobësitë e tyre, ata gjithashtu do të forcojnë miqësinë.

Ata do të mësojnë të marrin vendimet e duhura në kohën e duhur

Le të kthehemi në supozimin se qëllimi i alpinizmit nuk arrihet gjithmonë në majë të malit. Mali ka fjalën e fundit dhe ligjet e saj duhet të respektohen. Ndonjëherë kushtet e vështira atmosferike do të pengojë ekipin e alpinistëve të vegjël (fëmijëve) në  qëllimin e tyre për t’u ngjitur në krye, dhe ata do të mësojnë se kjo nuk është një humbje, por në të kundërtën – aftësi për të sjell vendime të drejta që nuk do të rrezikojnë shëndetin e tyre. Jeta nuk është vetëm ngjitje, arritje në cak, por ka edhe pengesa, ngecje…

Do të bëhen sistematik dhe këmbëngulës në detyrat në shtëpi dhe në shkollë

A nuk është e kështu? Nga përvoja e udhëzuesit, me kalimin e kohës, edhe vet do të mësoni veten në organizimin e veprimeve dhe përgatitjeve paraprake për t’ia filluar një aktiviteti dhe për ta çuar në fund. Nisja në mal kërkon hulumtim për vendin që duan ta të vizitojnë, të planifikojnë rrugët alternative, mënyrat e hidratimit në qoftë se nuk ka asnjë burim të ujit të pijshëm, paketimi i pajisjeve që duhet t’i keni me vete, të cilat nganjëherë paraqesin art dhe shumë gjëra të tjera; kur të vjen radha për të përgatitur detyrat e shtëpisë ose lodrat, ata do ta bëjnë atë me disiplinën që kanë fituar duke iu falenderuar ecjes-alpinizmit.

Do të bëhen më të shkathët

Ata do të mësojnë të ndezin zjarrin, të pastrojnë ujin nga burime me cilësi të dyshimtë, të mësojnë të orientohen në natyrë. A duhet të flasim për vetëdijen e tyre për ruajtjen e maleve dhe të gjithë mjedisin jetësor, e cila (vetëdija e tyre) do të rritet në një nivel më të lartë? Do të mësojnë rreth natyrës dhe nga natyra.

Dhe më e rëndësishmja …

Do të bëhen njerëz më të mirë

Kur ne gjendemi në natyrë, në këtë rast – në një mal që ka fjalën e fundit, vetëm atëherë e kuptojmë se sa i vegjël jemi. Kur një njeri i kthehet natyrës, ai përshëndetet me vetveten – flet me veten, e njeh veten. Ndjenja e kënaqësisë shpirtërore që shkon përtej nevojës materiale, do t’i ndryshojë fëmijët tuaj rrënjësisht. Poshtë në qytet, pashë njerëz të “rëndësishëm” në kolltuqe, egoja e të cilëve është më e madhe se vetë malet. Por, duket se egoja nuk mbijeton në lartësi mbi 500 m. Menaxheri në kolltuk apo një punëtor në kiosk – në male jemi të gjithë të njëjtë, dhe gëzimi i takimit  të sërishëm në këto vende të mrekullueshme është e ndërsjellë dhe i sinqertë. /Të jetosh me natyrën/ Goryzdzieckiem/Përktheu dhe përshtati në shqip: N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here