Home Kulturë/Arsim “Foto Fari” – një emër që nuk harrohet!

“Foto Fari” – një emër që nuk harrohet!

3772
0
SHARE

“Foto Fari” – emër i skalitur në shkronja të arta – emër që bëri historinë e Gjilanit!

“Foto Fari” – ndër shtëpitë e parë fotografike në Anamoravë ka bërë një punë të jashtëzakonshme në kohë të vështira.

“Foto Fari” – ka mbuluar të gjitha aktivitetet dhe veprimtaritë që janë zhvilluar që nga aksioni gjithëpopullor për pajtimin e gjaqeve, mbuloi të gjitha protestat popullore në Gjilan, përcolli e pasqyroi me fotografi të gjitha organizimet kulturore, të Shoqatës Humanitare Bëmirëse (ShHB) “Nëna Tereze”, aktivitetet dhe veprimtaritë politike, ato rinore, etj, etj.

Shtëpa fotografike “Foto Fari” ishte me popullin, ishte kudo ky frymonte populli, ishte në mbështetje të organizimeve për liri.

“Foto Fari” bëri mijëra fotografi, bëri punë falas vetëm për një ditë më të mirë, për një diell lirie, për një rrugë të re…!
“Foto Fari” nuk mund të heshtet, nuk bën të harrohet sot, por duhet të mbështetet.

“Foto Fari” punoi e frymoi me popullin!
“Foto Fari” funksionoi si institucion dhe si i tillë duhet të trajtohet sot nga institucionet tona.
Fahredini, Afrimi, Kushtrimi…(Kçiku) patën konsideratë jo vetëm për punën që bënin me aparatin e tyre fotografik, si syri i tretë, por “Foto Fari” i ruajti me shumë guxim fotografitë e veprimtarëve e veprimtarive të asaj kohe, që të mos binin në duart e padëshiruara.

Afrimin (Kçikun) e takova këto ditë, dhe ai, ashtu siç ka qenë gjithmonë modest e i kulturuar, tha: Dua që vetëm të çmohet puna jonë, të vlerësohet ajo që kemi bërë, jo për lavd, jo për privilegje, jo për shpërblime, por për popull!

Prandaj, patjetër, të gjithë ne, veprimtarët e asaj kohe, dhe këta që sot i kanë hipur politikës e kapitalit duhet ta vlerësojnë e respektojnë punën titatike që ka bërë “Foto Fari”, përgjithësisht familja Kçiku në ato kohë të rënda.
“Foto Fari” është një emër me histori, është një emër që nuk lakohet, sepse nuk u lakua as nuk u tund përpara asnjë furtune, duke qenë gjithmonë pararojë në pasqyrimin e zhvillimeve, lëvizjeve e proceseve të kohës!

“Foto Fari” ishte gjithmonë me kohë në kohën e duhur!

Legjenda:
Disa nga mirënjohjet që i prezantuam këtu dëshmojnë për punën e pandërprerë që ka bërë Foto Fari në pasqyrimin e zhvillimeve të kohës, atëherë…

 /E përgatiti: Nexhat Buzuku/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here