Home Kulturë/Arsim Gjel Kasneci/Këndi poetik për fëmijë

Gjel Kasneci/Këndi poetik për fëmijë

262
0
SHARE

Këndi poetik për fëmijë

Nijazi Kastrati

GJEL KASNECI


Maje plehu gjel kasneci
Po këndon një melodi,
E rrah gjoksin dhe krekoset
S’e kam shokun thot për trimëri!

Nga poshtë pulat po e vështrojnë
Gjel kokotin tuj këndu,
Po mos t’isha unë këtu
Çka do bënit vallë pa mu?

Do ju sulmonin nga gjitha anët
Maca, minj, qenë e zagarë,
Do ju shqyenin, do ju hanin
Do të zhdukeni me gjithë farë!

Qeni plak po e ndëgjon
Gjel kokotin kah krekoset,
N’moment dhelpra e sulmon
Gjelit koka i gjakoset.

Kërcen qeni me shpejtësi
Dhelprën n’fyt po e kafshon,
Dhelpra e gjorë po e lëshon gjelin
Dhe fillon rëndë të gjemon!

Dhe tash pulat iu kthyen gjelit:
Po ti qenke mburracak,
Mos të ishte qenush plaku
Ty s’të mbeti as pikë gjak!

22.07.2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here