Home Kulturë/Arsim Gjilan: Pakësohet numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm!

Gjilan: Pakësohet numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm!

223
0
SHARE

Po bëhen përpjekje që të mos dëmtohet kuleta e mësimdhënësve të Gjilanit

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Nazim Gagica, në konferencën e shtypit, sot, ka thënë se sfidë është rënia e madhe të numrit të nxënësve nëpër shkolla, ku këtë vit janë praktikisht nëntë norma më pak.
“Këtë vit kemi 200 nxënës më pak që iu kanë nënshtruar testit të arritshmërisë në klasën e 9-të, që përcakton edhe numrin e paraleleve në shkollat e mesme të larta dhe, njëkohësisht, përcakton edhe planifikimin e normave. Nga 200 nxënës që këtë vit i kemi më pak, i bie që nëntë norma t’i kemi më pak. Edhe vitin e ardhshëm do të kemi rreth 100 nxënës më pak, por jemi duke punuar që këtë sfidë ta kalojmë me një fleksibilitet dhe pa dëmtuar kuletën e mësimdhënësit të Gjilanit”, ka thënë Gagica.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here