Home Kulturë/Arsim Gjilan – tekstet shkollore falas nga klasa e parë deri në të...

Gjilan – tekstet shkollore falas nga klasa e parë deri në të nëntën (I-IX)

230
0
SHARE

Për vitin e ri shkollor 2018/19, për nxënësit e Komunës së Gjilanit, librat shkollore nga klasa e parë deri në të nëntën (I-IX), falas. Librat do të jenë në duart e nxënësve ditën e parë të mësimit, të hënën.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, tha se sot, e premte, kanë filluar me shpërndarjen e teksteve shkollore për të gjitha lëndët mësimore nga klasa I-IX-të dhe këtë proces do ta vazhdojnë edhe gjatë vikendit.

“Filluam shpërndarjen e teksteve shkollore (falas) nga klasa e I-rë deri në klasën e IX-të për të gjithë nxënësit e Komunës së Gjilanit”, ka thënë Gagica.

Ai ka theksuar se DKA është e angazhuar që edhe ditëve të vikendit të bëjë shpërndarjen e teksteve shkollore, në mënyrë që nxenësit e Komunës së Gjilanit, ditën e parë të shkollës, të hënën, me 3 shtator, të jenë të pajisur me libra.

Me këtë rast Gagica të gjithë nxënësve të Komunës së Gjilanit u ka uruar dhe dëshiruar fillim të mbarë, edukim dhe mësim cilësor.
Urime viti i ri shkollor të dashur nxënës dhe mësues!- ka uruar drejrori Gagica. /N.B./

Foto: Shkolla 9-vjeçare “Musa Zajmi” – Gjilan

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here