Home Kulturë/Arsim Këndi poetik për fëmijë – BORA E PARË

Këndi poetik për fëmijë – BORA E PARË

100
0
SHARE

Nijazi Kastrati

BORA E PARË

( poezi për fëmijë )

Sot natyra petkun ndërroi
Bora e parë atë e mbuloi,

Gëzim të madh solli ndër fëmijë
I bënë gadi saja e ski.

Grumbull fëmijësh n’livadh shkuan
Stazë për rrëshqitje rregulluan,

Një nga një filluan të rrëshqasin
Folin, qeshen dhe gajasen.

Tuba bore pranë ofruan
Një mbi një mirë i paluan,

Mbi kokë i vunë një kusi
Dhe dy kokrra thëngjill të zi

Në vënd të hundës i vunë spec
Kështu bënë një dordolec!

19.11.2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here