Home Kulturë/Arsim Këndi poetiko-edukativ – PËRGOJIMET NDËR NE!

Këndi poetiko-edukativ – PËRGOJIMET NDËR NE!

67
0
SHARE

Këndi poetiko-edukativ

Nijazi Kastrati

PËRGOJIMET NDËR NE

Ndodhë tek ne apo gjithkund n’botë,
Të përgojojmë miq e shokë.
Na ka humbë ajo pak edukatë,
Askush fjalët nuk i mate.

Shpirti e goja na janë ndytë,
Xhelozia po na mbytë.
Në çdo segment të jetës sonë,
Urrejtja është n’kulminacion.

Biznes, arsim apo mjekësi,
Kulturë, administratë po dhe rini.
Fjalë të ëmbëla dhe të ndershmë,
Veshi yt s’ka për të ni.

Vëllëzër e motra kudo që jeni,
Nga ky trend veten kurseni.
Të tregojmë që kemë edukatë,
Jemë shqiptarë e jemë një gjak.

Nuk ka qenë n’traditën tonë,
Çdokush çdokend të përgojon.
Në vend të kësaj të ndërrojmë mënyrën,
Të zgjëdhim fjalën më të miren!

Fol për tjetrin fjalë të mira,
Për t’punu rritet dëshira.
Dhe suksesi nuk mungon,
E shoqëria para shkon.

Shumë të mira kjo do na sjell,
Kulturë shumë, por edhe nder.
Dashuria mes nesh ruhet,
Dhe xhelozia do të shuhet!

02.12.2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here