Home Kulturë/Arsim Lodrat bezdisëse nuk e kanë vendin pranë shkollave!

Lodrat bezdisëse nuk e kanë vendin pranë shkollave!

1380
0
SHARE

Këndi i lodrave elektrike pranë Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” është i papranueshëm, joedukativ, shqetësues…, dhe duhet të largohet sa më parë.

Shkruan: Fehmi SYLEJMANI

Fundja, si mund të quhet ndryshe ky kënd i vendosur aty pranë Gjimnazit Natyror e në zonë të kampusit, kur dihet se prania e makinave-lodra elektrike aty është bezdisëse, ngacmuese, provokative dhe shpërqëndruese për moshat e reja – nxënësit dhe, gjithsesi, irrituese për zonën e kampusit, për mësimdhënësit e për qytetarët…
Prandaj, në vend se të rregullohet një kopsht gjelbërues i shoqëruar me një fontanë freskuese dhe një hyrje e veçantë për stafin mësimor të Gjimnazit Natyror, fatkeqësisht është vendosur një mekanizëm argëtues e joshës për nxënësit e Kampusit të Shkollave të Mesme.
Ndonëse, ka një javë që ka filluar procesi edukativo-arsimor, këndi i lodrave për fëmijë , përkatësisht ngasje e veturave elektrike vazhdon të qëndrojë edhe më tutje para Gjimnazit Natyror dhe përballë Shkollës Ekonomike. Nuk jemi kundër bizneseve, por duhet ditur saktë, se ku duhet dhënë leja këtyre veprimtarive afariste që pengojnë, në këtë rast e në këtë hapësirë.
Gjithashtu, është e çuditshme se si drejtuesit e dy shkollave më të afërta të kompleksit, por edhe të tjerave nuk e kanë ngritur fare zërin për këtë çështje bizare. Absolutisht e tmerrshme?! Nuk ngritet cilësia e arsimit me këso veprimesh të pa menduara mirë dhe duke heshtur ndaj së keqes.
Një pyetje e vetme që mund të shtrohet në këtë rast e që është, patjetër, pyetje shqetësuese ka të bëjë me ndërgjegjen tonë: A është më i rëndësishëm xhepi dhe interesi i dikujt, kushdoqoftë ai, apo edukimi, arsimi dhe ngritja e cilësisë!
Dhe, nëse ky kënd e ndihmon procesin edukativo – arsimor dhe u bën mirë nxënësve apo i motivon ata për mësim, lëreni aty, siç e keni lënë prej muajsh, por nëse i pengon shkollat, qoftë edhe me destinimin që ka, bezdisjen, ngacmimin dhe provokimin psikologjik që nxitë te nxënësit, atëherë largojeni sa më parë. 
Është mirë të flasin edhe nga Gjimnazi Natyror, edhe DKA-a, edhe Inspektorati i Arsimit(SIA) në Gjilan…

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here