Home Kulturë/Arsim MASHT-i: Ndalohet përdorimi i telefonave gjatë procesit mësimor

MASHT-i: Ndalohet përdorimi i telefonave gjatë procesit mësimor

92
0
SHARE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka nënshkruar sot vendimin me të cilin ndalohet përdorimi i telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Sipas këtij vendimi për zbatimin e tij ngarkohet sekretari i Përgjithshëm i MASHT, Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij.

“Vendimi është marrë në funksion të përmirësimit të mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla dhe të ngritjes së cilësisë në arsim”, thuhet në njoftimin e MASHT-it. /Koha.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here