Home Kulturë/Arsim Mësime etike si të përshëndesim e të falënderojmë tjetrin!

Mësime etike si të përshëndesim e të falënderojmë tjetrin!

339
0
SHARE

Nuk mjafton të ketë kryer të gjitha nivelet e shkollimit, nëse i mungon edukata dhe, edhe më keq, nëse nuk e din etikën e përshëndetjes dhe mirësjelljes!

Përshëndetja, falenderimi, mirësjellja janë pjesë e karakterit dhe burojnë nga emri dhe thelbi i etikës. Etika (ithos – gr. karakter, sjellje, ves, zakon, rregull, normë e sjelljes…).

Fëmijët që në familje nuk mësojnë edukatë themelore dhe aspak mënyrën e përshëndetjes dhe falënderimit, do ta kenë të vështirë të integrohen në jetën publike e aq më pak të ndërlidhen në mese të elitës kulturore e arsimore.

Prindër, duhet t’i mësoni fëmijët se si të përshëndesin tjetrin, bashkëmoshatarin, mësuesin, mjekun, zyrtarin, njeriun e thjeshtë, punëtorin, femrën; si ta bëjnë përshëndetjen e publikut…

Vërejini fëmijët tuaj të vegjël e të rritur nëse kur shkojnë në shkollë apo në punë dhe kur kthehen a ju përshëndesin apo jo! Mësojini të përshëndesin e jo të fyejnë, të etiketojnë e të përgojojnë të tjerët…

Përshëndetja mjafton të bëhet vetëm me dorë të majtë apo të djathtë. Kjo përshëndetje bëhet zakonisht kur ka më shumë njerëz apo edhe turmë të njerëzve.

Përshëndetja shpreh falënderimin dhe respektin edhe kur juve ju përshëndet apo duartroket tjetri apo të tjerët.

Përshëndetja është një gjest shumë më delikat dhe më i matur se çdo përshëndetje që ne mund të bëjmë.

Se sa e rëndësishme është përshëndetja, tregon fakti se familjet mbretërore për t’i edukuar mirë fëmijët e tyre se si t’i përshëndesin të tjerët, i dërgojnë në klasët shkollore të etikës. Aty mësojnë se si të përshëndesin në jetën private dhe si kur të jenë pjesë e ngjarjeve apo takimeve zyrtare.

Eksperti i etiketës Myka Meier i Beaumont Etiquette thotë:

“Ata, fëmijët, fillojnë të mësojnë të shtrëngonin duart dhe të nderonin të tjerët, madje që nga mosha dy vjeç. Dhe mësimet e para zakonisht jepen nga nëna, pastaj në kurse të etikës.”

“Rritja në Pallatin e Buckinghamit do të thotë se mësimet e etiketës janë më shumë si një lloj informimi në baza ditore, para një ngjarjeje zyrtare ose para takimit me një mysafir të rëndësishëm, në mënyrë që të ndihmojnë dhe përgatisin më mirë fëmijët”, thekson Myka Meier.

Fëmijët tanë të mësojnë në vend të sharjes, së paku përshëndetjen, falënderimin, mirupafshim, mirëvafsh, mirardhsh, qofsh me shëndet… /N.B./

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here