Home Kulturë/Arsim Në Gjilan – u përurua salla e sportit në shkollën “Rexhep Elmazi”

Në Gjilan – u përurua salla e sportit në shkollën “Rexhep Elmazi”

70
0
SHARE

Gjilan, 27 nëntor 2018 – Sot, në kuadër të festës së Flamurit, në shkollën 9-vjeçare “Rexhep Elmazi” është bërë përurimi i sallës së sportit, e ndërtuar me bashkëfinancim nga buxheti i Komunës dhe ai i Qeverisë së Kosovës.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga udhëheqësit e institucioneve komunale, të Policisë së Shtetit, të Bashkësisë Islame dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë në këtë rast se kjo sallë, e cila po përurohet në festën e Flamurit, na bënë krenarë të gjithëve bashkërisht e në veçanti nxënësit, mësimdhënësit e shkollës dhe familjen e Rexhep Elmazit.

“Ky investim që e përuruam sot ka një rëndësi të veçantë dhe bashkërisht do të kujdesemi dhe do ta ruajmë. Kjo shkollë duhet të jetë krenare me emrin e Rexhep Elmazit dhe me punën që ai ka bërë gjatë gjithë jetës, duke lënë gjurmë të pashlyera në historinë kombëtare dhe në themelet e arsimit në Gjilan. Sot, falë sakrificës së dëshmorëve, heronjëve dhe të rënëve për liri, ne festojmë dhe i gëzohemi sukseseve, bashkërisht. Flamuri Kombëtar ka qenë dhe mbetet simbol i pashlyer në dashurinë për vendin tonë. Të tillë do ta ruajmë me angazhim, me punë, me arsim e me suksese deri sa të frymojë kombi shqiptar”, ka thënë ndër të tjerash Haziri.

 

Ndërsa, Salvador Elmazi, Nazim Gagica dhe Alirizah Osmani, kanë thënë se kjo sallë e sportit në këtë shkollë është një mundësi më e madhe e zhvillimit të kulturës fizike me kushte më të mira për nxënës e shkollës, si dhe ngritjen e cilësisë në arsim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here