Home Kulturë/Arsim Në vazhdën e përgatitjeve për fillimin e mbarë të vitit të ri...

Në vazhdën e përgatitjeve për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor – drejtori Gagica viziton shkollat…

1356
0
SHARE

Kanë vazhduar vizitat e drejtorit të DKA-së në shkollat e Komunës së Gjilanit, për të parë gjendjen reale dhe përgatitjet për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor

Në vazhdën e takimeve në shkollat e mesme, sot, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazim Gagica, i shoqëruar nga zyrtarja e arsimit të lartë, Majlinda Hoxha, ka vizituar Shkollën e Mesme të Agrobiznesit “Arbëria”, ku është takuar me profesorët dhe stafin menaxherial të kësaj shkolle.
Gagica ka vizituar këtë shkollë, siç u shpreh ai, për të parë për së afërmi regjistrimin e nxënësve për vitin e ri shkollor dhe problemet me cilat ballafaqohet kjo shkollë në këtë aspekt.

“Biseduam bashkërisht për hartimin e strategjive për promovimin e profileve profesionale, si dhe u zotuam edhe një herë për gatishmërinë tonë institucionale për mbështetje të shkollave profesionale”, ka theksuar drejtori i DKA-së, Nazim Gagica.
Prej katër shkollave profesionale në Gjilan, dy prej tyre ballafaqohen prej vitesh me numër të vogët të nxënësve: Shkolla e Mesme e Agrobiznesit “Arbëria” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Mehmet Isai”.

Edhe në këto takime, që drejtori i DKA-së me stafin po zhvillon në shkolla, ka prekur me prioritet këtë temë problemore, duke iu apeluar prindërve që t’i dërgojnë fëmijët në shkolla profesionale, sepse aty është puna dhe perspektiva e tyre e ardhshme.

Michael Rubens Bloomberg, biznesmen amerikan, inxhinier, autor, politikan dhe filantropist, ka dhënë një porosi për të rinjtë: “Zgjidhni profesionin e jetës, profesionin që ju sjell punë dhe fitim; përcaktohuni për shkolla profesionale, sepse vetëm me një profesion të tillë ju krijoni punë për veten, madje i vëni çmimin punës suaj dhe artikullit që prodhoni apo riparoni. Mos u plakni në studime të gjata, më mirë bëhuni hidraulik të mirë, mekanik të mirë, fermer të mirë…”. /N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here