Home Kulturë/Arsim Në Vjenë të Austrisë përurohet romani “PARAARDHËSIT”, i autorit Muharrem Blakaj

Në Vjenë të Austrisë përurohet romani “PARAARDHËSIT”, i autorit Muharrem Blakaj

675
0
SHARE

Koha e librit

Njoftohen krijuesit, dashamirët e fjalës së shkruar, bashkëkombësit tanë që jetojnë në rrethinën e Vjenës dhe më gjerë, se në lokalet e Ambasadës së Kosovës në Austri, bëhet përurimi i romanit “PARAARDHËSIT” , të shkrimtarit tashmë të njohur, Muharrem Blakaj.
Romani “PARAARDHËSIT”, kohë më parë doli nga shtypi (si ribotim), dhe u prit shumë mirë, dhe shënon një ngjarje e jehonë të vërtetë letrare, si nga kritika ashtu edhe nga rrethet letrare dhe lexuesit e shumtë.
Këtë e dëshmojnë prezantimet e deritashme në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat i’u bënë romanit.
Për librin do të flasë shkrimtari dhe kritiku letrar, Gani Bytyçi.
Promovimi bëhet me 01. 06. 2018 (e premte), në lokalet e Ambasadës së Kosovës në Vjenë (Austri), duke filluar në orën 17:30.

/Isa Maloku, Vjenë/

Pak për autorin dhe tematika e romanit

Muharrem Blakaj është autor i disa romaneve, i monografisë dhe i një skenari filmi.
Në tetor të vitit 1987 detyrohet ta lëshoj Kosovën dhe të kërkoj strehim politik në Zvicër. Ai deri më tani ka botuar kudo në shtypin shqiptarë, qoftë në diasporë apo në Kosovë, tregimet dhe fragmente nga romanet e tij.
Muharrem Blakaj, bashkë me familjen e tij jeton në Zvicër.
Veprat letrare:

• „Misioni sekret“, roman, Shtëpia Botuese „Rozafa“, Prishtinë 2004.
• „Thesaret e humbura“, roman, SHKSH „Mëmëdheu“, CH – St. Gallen 2005.
• „Atentat brenda germës L“, roman, SHKSH „Mëmëdheu“, CH – St. Gallen 2007.
• „Paraardhësit“, roman, „KOMBI“ (IKDFK), Prishtinë 2009.
• „Rrugëtim Fatal“, monografi, Shtëpia Botuese „Dukagjini“ Pejë 2012
• „ Paraardhësit“, roman, botim i dytë (me ndërhyrje nga autori), Shtëpia Botuese „Rozafa“, Prishtinë 2018
• „Nana Kadë“, skenar filmi dokumentar, realizuar nga „GALEGE Produktion“, Pejë 2018.

Tema e romanit “Pasardhësit”…
Romani «Paraardhësit» i M. Blakajt ka intrigë, shquhet për veprim
dramaturgjik të përshpejtuar, të mbanë pezull e të le pa frymë, sa që e ke vështirë ta lësh në gjysmë leximin.
Ky roman paraqet realitetin e hidhur në mesin e një pjese të rinisë sonë. Tjetërsim i tyre në veshje, pamje e sjellje, ngjanë sikur je duke jetuar në mesin e fiseve beduinë të mesjetës së hershme diku në shkretëtirat arabe. Yshtja nga ana e disa imamëve të papërgjegjshëm, bëri që shumë të rinj shqiptar, islamin ta barazojnë me çmimin e jetës së tyre…

/Isa Maloku, Vjenë/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here