Home Kulturë/Arsim Nesër në Gjimnazin “Zenel Hajdini”! Drejtoria Komunale e Arsimit fillon vizitat –...

Nesër në Gjimnazin “Zenel Hajdini”! Drejtoria Komunale e Arsimit fillon vizitat – kontrollet në shkolla!

231
0
SHARE

Zyrtarë të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan do të vizitojnë shkollat, duke filluar nesër, e hënë, në orën 08:00.
Inspektimet e ekipeve përkatëse të DKA-së, në përbërje të të cilave do jenë edhe drejtorë shkollash, do të nisin me Gjimnazin “Zenel Hajdini”, nesër, e hënë, duke filluar në orën 08:00 të mëngjesit.
Sipas burimeve zyrtare të DKA-së, qëllimi i vizitave në shkolla është për të analizuar ecurinë e deritashme të procesit edukativo-arsimor, cilësinë në arsim, anët pozitive dhe ku janë mangësitë që të evitohen ose të jenë minimale.
“Synimi është i përbashkët: ngritja e cilësisë në arsim, andaj kontrollimet – vizitat nga DKA-ja duhet shikuar në këtë kontekst dhe, gjithsesi, në shkëmbimin e përvojave më të afërta me institucionet shkollore”, është shprehur zyrtari i DKA-së, i cili nesër do të jetë pjesë e vizitës në Gjimnazin “Zenel Hajdini”.
Me këtë rast, koordinatorët e cilësisë për secilën shkollë ku janë përzgjedhur, duhet të ofrojnë raportin komplet se çfarë është bërë konkretisht në ngritjen e cilësisë në shkolla, që shprehet në radhë të parë në sukses, dhe ku janë ngecjet…

Prandaj, vizitat synojnë shkëmbimin e ideve e përvojave të përbashkëta, të ndërsjella, DKA – shkollat më qëllimin më të mirë që ta ngrisim cilësinë në institucionet shkollore.

Fundja, secili institucion, i çfarëdo natyre qoftë, nëse nuk u nënshtrohet mekanizmave dhe instrumenteve përkatëse të kontrollit mund të degradojë dhe rrëshqasë në anarki, ku askush askujt nuk i jep llogari, sikundër që edhe përgjegjësia në punë ndodh të zbehet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here