Home Kulturë/Arsim Nga Gjimnazi “Zenel Hajdini”: Një ditë përplot aktivitete…

Nga Gjimnazi “Zenel Hajdini”: Një ditë përplot aktivitete…

327
0
SHARE

Nxënësit e Gjimnazit “Zenel Hajdini” në aktivitetin mjedisor – sportiv

Sot, në mëngjes, midis orës 08:30 – 09:30, nxënësit kanë bërë pastrimin e kampusit përreth shkollës dhe konviktit, në kuadër të aksionit mjedisor “Ta pastrojmë Gjilanin”.

Pastaj kanë udhëtuar në Malishevë të Gjilanit, ku midis orës 10:30 – 11:30 janë mbajtur gara sportive: vrapimi për djem dhe vajza, lojëra me top, në mbikëqyrje të profesorit  Selami Haziri, dhe stafit tjetër mësimdhënës-kujdestarë klasash.

Në vazhdim aktivitete të lira dhe pushim, ndërsa midis orës 12:30-13:15 është bërë pastrimi i ambientit në vendin ku është organizuar aktiviteti mjedisor-sportiv.
Nxënësit të organizuar në grupe dhe sipas paraleleve janë kthyer për në Gjilan midis orës 13:30 – 14: 15.

Organizimi, aktiviteti, udhëtimi…në nivelin më të lartë.

Me këtë rast, falenderoj: nxënësit për sjellje të mrekullueshme, shoqërorizim dhe shoqërimdashje reciproke mes tyre në aktivitete…,kujdestarët e klasave, pronarin e pronës private në Malishevë për mirëkuptimin e tij që të na lejonte hapësirën për aktivitet, Policinë e Kosovës në Gjilan – zëdhënësin e Policisë së Kosovës në Gjilan, togerin Ismet Hashani.

Për këtë ditë të mbarë e të suksesshme duhet, patjetër, spikatur emrat e kujdestarëve të klasave: Drita Isufi, Skënder Hasani, Ajtene Fazliu, Vjollca Hasani, Faik Sahiti, Selami Haziri, Fatlume Hyseni, Musa Xheladini, Saranda Salihu, Makfirete Krasniqi, Zymrite Morina, Artan Sërmaxhaj, Sadije Bunjaku, Kudret Rexhepi, Fahrije Salihu, Drita Aliu, Linda Latifi.

Për fund, drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, sot, në mëngjes, kur vërejti nxënësit në kampus u shpreh i impresionuar. “Kjo është mrekulli…”, u shpreh ai.
Ndërsa, zyrtarja e DKA-së për arsimin e lartë, Majlinda Hoxha, ka mbështetur aktivitetin e sotëm, duke e vlerësuar një mundësi për të ngritur te të rinjtë vetëdijësimin për mjedisin natyror-jetësor.

Krejt në fund, një ditë e plotë, me aktivitete të plota, të realizuara tërësisht. Kjo u vërejt më së miri kur në mbyllje të aktivitetit në Malishevë, ambienti mbeti plotësisht i pastër. Mbetjet (mbeturinat) i sollën kujdestarët me veturat e tyre në Gjilan, në kontejnerët e bërllokut.
Kur punon me njerëz të mrekullueshën, gjithsesi, ndihesh i tillë!

 /Editori: Nexhat Buzuku/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here