Home Kulturë/Arsim Nga sot, nxënësit e ShFMU “Rexhep Elmazi” me kabinet të ri të...

Nga sot, nxënësit e ShFMU “Rexhep Elmazi” me kabinet të ri të informatikës

2323
0
SHARE

U përurua i kabineti i TIK-ut në ShFMU “Rexhep Elmazi” në Gjilan

Me një solemnitet rasti, sot është hapur kabineti i Informatikës në ShFMU “Rexhep Elmazi” në Gjilan

Pajisja e kabinetit të TIK-ut (Teknologjisë Informative dhe Kompjuterike) me kompjuterë e tavolina është donacion i KFOR-it turk, përkatësisht TIKA-s dhe kap vlerën 12 mijë euro.

Me këtë rast kanë marr pjesë përfaqësues të Ushtrisë Turke në Kosovë, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazim Gagica, stafi drejtues i shkollës, mësimdhënës dhe nxënës.
Përfaqësuesi i TIKA-as ka thënë se ky investim është në të mirë të nxënësve dhe arsimit në këtë shkollë dhe në Kosovë. Ai ka thksuar se ne jemi të lumtur dhe të buzëqeshur kur mund të ndihmojmë dhe të ju shohim juve të buzëqeshur.
Ndërsa, Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, ka falenderuar ushtrinë turke, përkatësisht KFOR-in turk në Kosovë që krahas kompetencave të ruajtjes së paqës dhe sigurisë e kanë shtrirë aktivitetin e tyre edhe në fushën e arsimit.
E, drejtori i SHFMU “Rexhep Elmazi”, Aliriza Osmani, ka vlerësuar se ky donacion është i rëndësishëm për shkollën, lagjen dhe komunën, dhe jemi shumë të inkurajuar për ndihmën që na kanë ofruar, duke bërë kabinetin e TIK-ut të jetë shumë funksional për nxënës. Punët e mira bëhen me miq, dhe bëhen me vullnet të mirë. Faleminderit shumë!-, ka thënë Osmani, duke i dhënë në fund mirënjohje përfaqësuesit turk – financuesit të kabinetit.
Duhet përmendur organizimin e shkëlqyeshëm që kishte bërë shkolla në përurimin e kabinetit të TIK-ut.
Nuk ka më mirë se kur ka punë të mira dhe ato përkrahen e respektohen.

/N.Buzuku/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here