Home Kulturë/Arsim Porta artistike prapa së cilës fshihet jeta e re…!

Porta artistike prapa së cilës fshihet jeta e re…!

380
0
SHARE

Krijimtaria artistike që lidhë kohët dhe ndërton jetën…

 Artisti e gjenë edhe gjuhën pamore me thellimin e vijave në grafikë, aty ku vija e qan fletën; aty është vepra e Salihut, bota minimale nuk ndërton bazamentin e krijimtarisë, ajo mund të të vendosë në rrugë të gjatë e të drejtë.

Aii gjykon kohën, harresën, njeriun me kokë të keqe, me disa fytyra, nuk janë afër me figuracion në veprën e artistit. Estetike, poetike, madhështore, krenare, magjike, unike, monedhë antike, përplasë të kaluarën me kohën e re, është vetëm një kalim nga një stil në stil të ri, që lidhë librin me kulturën e artin e humbur në hapësirë. Ngadalëson kohën në gravurat e mureve…

Në vazhdim autori i këtij shkrimi trajton në mënyrë analitike katër vepra kulminante të krijuesit  polidimensional në artin e ngjyrave, Agim Salihu: “Verë me frute “, “Demi i kaltër”, “Porta” dhe “Pa titull”, ndërsa “Kështjella e Agronit” është trajtuar në pjesën e parë të shkrimit.

Shkruan: Jeton REXHEPI

2.

Fg2). -’’Verë me frute ‘’teknikë e kombinuar, shtyp i thellë, 100x70cm,viti1994. Potezat, tonet, tekstura, ngjyra grafike, përpunimi i materialit, trekëndëshi, dhia, Madona, verë me frute, sy në formë të gjetheve – janë vetëm një sasi e vlerave të konceptuara në vizatimë, e që, të gjdhendura me teknikën e acidit në pllakë të zingut, e materializojnë si kompozicion figurativ dhe lidhin temën me përmbajtjen. Dy figura, njëra simbolizon edhe kohën edhe kafshën, siç është dhia por e satirizon me figurën e njeriut, duke ngre dolli për ndonjë festë apo edhe për një takim të parë, buzëqeshaj cinike e glorifikon dhinë. Ajo ka trup njeriu e kokë dhie, frymëzim i pikturës egjiptiane dhe Madona si emër lidhet me pikturat nga renesansa deri te ditët e sotme. Në qendër shkallëzohet figuracioni, e bënë më të bukur dhe më artistike të gjithë kompozicionin në grafikë – vijat të thyera katërorë dhe forma gjeometrike e kthejnë krijuesin në tavolinën e piktorëve të fomave kubistike. Nudo figura e Madonës pranë një bashkëbisedimi me një dhi, e cila dialogon me një metodë që nuk kuptohen mes tyre, të gjitha të ndara në hijëzim të formave trupore, pa plane dhe pa përspektivë.

Fg3 ). -’’Demi i kaltërt ‘’ teknikë e kombinuar dhe shtyp i thellë,100x70cm, viti1994. Nëse i referohemi stilit të vizatimit në grafikë, kjo vepër është frymëzim nga Pablo Picasso që ngjanë me veprën ‘’Demi’’,  dhe, në përgjithësi, më shumë është e përafërt me stilin e realizimit figurativ, sepse kemi edhe krijues të tjerë që kanë realizuar mjaft mirë vepra me kafshë të ndryshme. Krijuesi ynë e ngadalëson gjuhën figurative, e ngrinë dhe pastaj ajo futet te veprat estetike të imazheve të fotografisë dixhitale. Vendosja e kompozicionit figurativ në disa elemente gjeometrike e bënë më origjinale trajtesën e figurave dhe stilit të ndërtimit të veprave të artit. Madje, duke paraqitur mënyrën e shprehjës së teknikës së pastelit të yndyrëshëm në grafikat e Agim Salihut, në ndërtimin e toneve shumë pak përdor ngjyrë. Ajo është në trajtë të akuarelit apo edhe copa të hijëzimit të konturave sitoshtypit që gërshëton mjatë mirë teknikat e aplikuara në grafikë. Teknikisht, e arritur e lartë, një grafikë elegante e vendosur në akuarium e ngritë një përshtypje nga imagjinata krijuse, vendos veprën në kryevepër që bën futjen e elementeve shtesë në mes të demit dhe figuracionit. Bishti, pozita horizontale e demit, qëndrimi në këmbë, e shndërron në një mit si ajo e Kalit të Trojës.

Fg 4). – ’’Porta’’, teknikë e kombinuar, 35x50cm, viti 1999. Është kuptimi i temave të ndërtuara të autorit në kohën kur vendi ishe në luftë dhe si preokupim i të gjithë krijuesve ishte, padyshim, situata politike në Kosovë dhe, ndoshta, dalja nga kjo gjendje për grafikun ishte edhe shpalosja e ndjenjave për artin. Duke prajtur tema të tilla si ‘’Porta’’, vepër kjo që krijuesi kalon në një fazë tjetër artistike dhe, pikërisht, kjo periudhë e ndanë Agimin nga figuracioni në veprat grafike. Porta është sinonim i qëndresës së popullit tonë për liri edhe pavarësi, në dukje të parë të lë të kuptohet si projekt skice për memorial në hapësirë të hapur. Por, si veprër grafike luan me raportet e kontrasteve të forta e që më vonë ato  fuqizohen edhe më shumë në veprat e viteve në vijim. Sfondi me të zezë mbi ato të bardha, disa forma katërore të madhësive të ndryshme dhe gjerësive të ndryshme, me një trekëndësh në mes – simbolizon shqiponjën, flamurin, kombin, gjakun, tokën, viktimat, vrasjet, vuajtjet, sakrificën dhe, mbi të gjitha, lirinë e vendit. Tekstura, vijat, tonet, thjeshtësia, kubizmi e ndërtojnë veprën me teknika të kombinuara.

Fg 5).- ‘’Pa titull’’, teknikë e kombinuar, 70x30cm, 2008. Kryevepra e e krijuesit është njëra ndër lidhjet me ‘’GUERNIKËN ‘’, zhdukja, maskat afrikane, materiali i drurit, kokë njeriu, uji, shtresimi i valëve të liqenit, alpet të shndëruara në minimalizëm, struktura e përjetuar deri në palcë një gëzim pa jetë, një muzikë ku mbaron tingulli, një qetësi ku mungonë festa, ikje njerzish, fantazma zbukuron mbrëmjen, vitet nuk mund ta gëzojnë njeriun pa u kthy te e kaluara. Ajo nuk ka titull, nuk ka çmim, toka, alpet, bora, akulli, tymi, kontrasti, sfondi, mashtrimi optik, e zeza në katëror, figuracioni i mungur, portreti me formë maske e shpellave në paleolit, të bukura në kolorit! Rastësia nuk e ka përciellë krijuesin në kët vepër, sespe origjinaliteti dominon në veprat e grafikave të Salihut.

Piktura në grfaikë, akuareli në përjetim piktural, kompozicioni në frymë impresioniste, nuanca të ftohëta, koka si monedha egjiptiane, romake e greke në frymëzim, ndërsa stitlin e tij origjinal në pastërtinë e sfondit dhe qetësinë e krijimit hapësionor – vjen nga fëmijëria, vendlindja, jeta me vetminë artistike.

Guri, vendosja vertikale e një mendimi poetik të veprave të Modrianit, krijuesi e thyen malin me qetësinë e portretit. Valeri e ndërton me porta të vendosura si plane të mungesës së figuracionit koloristik, e zezë e hirit, e bardhë – janë tashmë vetëm disa nga njyrat e preferuara të krijuesit dhe më shumë në neutralitet koloristik. Përballja me rritjen e kokave e gjenë artistin në vetmi. Sy të vegjël, hundë të zgjatur me qëllim pa gojë, janë tejkalim i vetmisë. Artisti e gjenë edhe gjuhën pamore me thellimin e vijave në grafikë, aty ku vija e qan fletën; aty është vepra e Salihut, bota minimale nuk ndërton bazamentin e krijimtarisë, ajo mund të të vendosë në rrugë të gjatë e të drejtë.Tipografia artistike, pastërtia – e përafron me Edvard Munch ( 1863-1944 ), sepse vepra ka dozë të simbolizmit në grafikë e, sidomos, te kokat e ndërtuara të krijuesit Salihu. Autori nuk falë koka, ai gjykon kohën, harresën, njeriun me kokë të keqe, me disa fytyra, nuk janë afër me figuracion në veprën e artistit. Estetike, poetike, madhështore, krenare, magjike, unike, monedhë antike, përplasë të kaluarën me kohën e re, është vetem një kalim nga një stil në stil të ri, që lidhë librin me kulturën e artin e humbur në hapësirë. Ngadalëson kohën në gravurat e mureve të fletës së formatir muzeal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here