Home Kulturë/Arsim Portreti krijues i piktorit Ramadan Arifi – “Korrja e grurit”! Ah sa...

Portreti krijues i piktorit Ramadan Arifi – “Korrja e grurit”! Ah sa madhështore e sjell festën e bukës në artin piktural!

240
0
SHARE

Piktori ekspresiv që fluturimin, shqiponjën e çerdhen i gërsheton me jetën!

Vetëm natyra plotëson kriteret e pafundme të artit, dhe vetëm arti shpërfaq në vija, në ngjyra kolerite imagjinatën njerëzore dhe estetikën që gërsheton të madhërishmen dhe të bukurën, duke i dhënë natyrës humanitetin njerëzor dhe njerëzores natyralitetin e pafund të universitetit! Dhe, që të dyja këto pikëtakime të përjetshme japin artin e jetës, e shpërfaqur mjeshtërisht nga piktori Ramadan Arifi!

Arifi në kodin e tij krijues ka butësinë njerëzore, karakterin e qëndrueshëm dhe jo mohues, dhe këtë e prezanton në çdo hap, në çdo fjalë…- duke shpërfaqur të bukurën në qenien njeri dhe betejën e tij me ekzistencën, pra me ngjyra shpërfaq edhe shpirtin e trazuar të qenies njerëzore, betejën për mbijetesë, shtetin…, te “Korrja e grurit”, “Kokë shqiponje”, “Çerdhja”, “Zog shqiponje”, etj.

Piktori emblematik Ramadan Arifi ka një ecje të kalorsit që vrojton, që përcepton dhe ndërton konceptin imagjinativ mbi jetën, duke gërshetuar të bukurën natyrore në njerëzoren dhe bashkekzistencën në dimensionin universal të jetës reale… /Nexhat Buzuku/

Shkruan: Jeton Rexhepi

Ramadan Arifi u lind me 8 tetor 1961 në Bilinicë të Gjilanit. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje,shkollën e mesme në Gjilan, ndërsa Akademinë e Arteve – dega Pikturë e mbaroi në klasën e profesor Tahir Emra, në vitin 1988. Në vitn 1986 u pranua në Shoqatën e Artistëve Figurativ ( SHAF ) në Gjilan. Nga viti 1994 është anëtar i regullt i SHAF të Kosovës. Është artist i pavarur dhe një kohë të gjatë ka vepruar si artist edhe jashtë vendit. Ai ka mbi pesë ekspozita vetanake dhe mbi qindra ekspozita kolektive, duke qenë i shpërblyer për kontribut në fushën e arteve dhjetra herë.

Aktualisht është profesor në Shkollën e Mesme të Artit Pamor “Adem Kastrati” në Gjilan.

Nocioni art, sot, mund të zbërthehet edhe me shkathtësi individuale apo kolektive. Studio e piktorit Arifi ka një domethënje për sa kohë ngjitesh në fshatin e tij të lindjes dhe sheh studion e tij të bukur mbi male e kodra, që shpalos bukurinë mahnitëse të vendlindjës. Artisti Arifi është insistues në logjikën e tij konceptuale se natyra është mundësia e parë e artistit që mund të dashurohet me ngjyrat, që nga fëmijria e tij.
Zbulimi i piktorit është një minierë e futur thellë diku, që pret minatorin ta zbulojë dhe ta sjellë në dritën e Zotit mbi sipërfaqe ku quhet trashëgimi artistike pamore. Frymëzimi nuk është i njëjtë me inspirimin siç pretendojnë disa. Frymëzimi është diçka e përgjithshme dhe vjen nga dashuria e brendshme e artistit, ndërsa inspirimi është momenti i parë për një vepër arti apo skulpturë….
Veprimtaria vizuele e Ramadan Arifit është e lidhur ngushtë me vendlindjën, me kalanë e fshatit Pogragjë, me fushat e bregoret e kësaj zone të pasur natyrore e arkeologjike. Njëjtë ishin frymë zuar edhe Camille Corot (1796-1875), piktor francez, Jean Francois Millet ( 1814-1875 ), Tahir Emra, Esat Valla, Nebih Muriqi, Vangjush Mio ( 1891-1957 ), etj.
Arifi i takon gjeneratës se tretë të Akademisë së Arteve Figurative në Kosovë dhe përfaqëson frymën ekspresioniste abstrakte në artet pamore në Kosovë, së bashku me: Nysret Salihamixhiqi, Sejdi Kapllanaj, Shpend Qeriqi, Visar Mulliqi, Valbona Zherka, etj. Piktori në fillimet e tij artistike kishte një dozë më të theksuar të realizmit, pastaj intensifikoi artin e tij, duke u fokusuar vetëm në disa tema të rëndësishme.
Njëra ndër kryeveprat e piktorit është “Korrja e grurit” – vaj në dru, 43×35 , viti 1994. Është e habitshme pse kjo vepër nuk gjendet në ndonjë muzeum ndërkombëtar. U tha kjo për t’u lidhur me veprimtarinë aktive dhe më të frytshme të piktorit që nga vitet 1990 e deri më sot.
Tematikat që ka trajtuar Arifi në pikturat e tij janë: “Korrja e grurit”, “Peisazh nga dritarja”, “Peisazh Karadaku”, “Peisazh nga Kosova”, “Peisazh nga Shqipëria”, “Kokë shqiponje”, “Çerdhja”, “Zog shqiponje”, etj. Dy tema janë më të ngritura në lartësinë profesionale: “Çerdhja” dhe “Kokë shqiponje”. Këto dy tema lidhen edhe me legjendën, por edhe me mitologjinë në arte pamore – shtegëtimi i shqiponjës është edhe filozofike në histori, se si ajo ushqen dhe mban zogjët në fole! Piktori Arifi i shndërron këto tema autoktone të shqiponjave, duke i orientuar drejt forcave të armatosura të Kosovës si një opsion i zgjidhjes së emblemës për këto forca sigurie, që lidhet me pikturat e autorit.
Simboli i shqiponjës – do ta kujtojmë pikturën e Arifit në artin më të ri të Kosovës. Çerdhja është vazhdimësi e shqiponjave dhe është ndimëse e vazhdimitë të temave. Motivin e ka te ajo që tash i mungon piktorit, pra i mungon durimi në ekspresivitet te figuracioni dhe ngjyrat e mbyllura nga elementet e planit të parë në pikturë, që simbolizon shkollën ekspresioniste në art.

Vazhdon nesër…

Autori është profesor në Shkollën e Mesme të Artit Pamor “Adem Kastrati” në Gjilan/E përgatiti për shtyp /redaktoi/: N. Buzuku/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here