Home Kulturë/Arsim Profili krijues i piktores Valbona Rexhepi – rebelimi artistik si pasqyrim i...

Profili krijues i piktores Valbona Rexhepi – rebelimi artistik si pasqyrim i jetës…

111
0
SHARE

 
Valbona ka sjellur risi dhe dinamikë në artin piktural, duke prekur e shtjelluar tema shumë interesante nga jeta, e djeshmja dhe e sotmja. Jeta është art, e arti duhet të njoh e risjell atë që është tutje, më tej, përtej botës reale, duke hyrë në botën mendore. Ngjyrat janë copëza materiale, ndërsa mesazhet që shpërfaqin e përçojnë janë dhe ëndrra, emocione, refleksione filozofike-estetike e imagjinative. Arti i Valbonës është i guximshëm, me intenzitet, me frymë, vjen nga gjurmët, sjell gjurmë dhe lë gjurmë…Ajo shkëlqen në pikturat ku në figuracion ka skalitur portretin, shtëpitë, format e rrubullakëta, dritaret… Është koherente me kohën dhe qartësisht ka skalitur ngjyrat e saj (të kohës). /Nexhat Buzuku/

Shkruan: Jeton REXHEPI
1.
U lind me 28 tetor 1973, në Prishtinë, shkollimin fillor dhe të mesëm i mbaroi në Prishtinë. Studimet themelore, fakultetin, i mbaroi në Akademinë e Arteve Figurative në Prishtinë, në degën e Pikturës, në klasën e akademik Rexhep Ferrit, në vitin 1998.

Studimet pasdiplomike i kreu në Fakultetin e Arteve Figurative, në drejtimin e Pikturës, në klasën e akademik Rexhep Ferrit, në vitin 2000. Nga viti 2000 – 20004 ishte asistente e lëndës së pikturës në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, pastaj, nga 2004 ligjëruese e lëndës së Pikturës, për të vazhduar avansimi i saj në fushën e pikturës. Në 2007 merr titullin porfesoreshë-asistente. Nga viti 2012 merr titullin Porfesor i Asocuar i lëndës së Pikturës në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Anëtare e Këshillit Artistik të Galerisë së Kosovës në periudhën kohore 1999 -2003. Nga viti 2000 – 2004, anëtare e kryesisë së Shoqatës së Artistëve Figurativ të Kosovës. Anëtare e Këshillit Botues të librit “Monografia e artit bashkëkohor të Kososvës”, viti 2001-2002. Bashkëkuratore e Ekspozitës Ndërkombëtare, çmimi “Muslim Mulliqi”, nga viti 2011. Fushëveprimtaria e piktores Valbona Rexhepi numëron mbi gjashtë ekspozita vetanake dhe mbi pesëdhjetë ekspozita grupore.

Kryesishtë ka ekspozuar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, etj. Valbona është pjesë e gjeneratës së sistemit arsimor “Shtëpi – shkolla”, së bashku me shumë kolegë të tjerë të fushës së arteve pamore, të periudhës së rezistencës e zgjimit masovik të etnisë. Në këtë periudhë artet pamore kishin fatin e njëjtë me fushat tjera të jetës.

Valbona i takon gjeneratës që ishtë pjesë aktive e të gjitha zhvillimeve në vend.
Frymëzimet e para ishin nga shumë krijues që lanë gjurmë në tablotë e Valbonës, si: Rexhep Ferri, Sabedin Etemi, Hajrush Fazliu, etj. Filimet e krijimtarisë artistike i realizoi duke shtjelluar tema, si: emigracioni, familja, teatri, muzika, etj. Temat që trajtoi Valbona janë emocionale dhe të kohës, që filluan nga viti 2004/2005. Ajo, Valbona, në pikturë i takon gjeneratës së pestë të dalë nga Fakulteti i Arteve në Prishtinë. I takon frymës abstrakte në pikturë, së bashku me shumë krijues të tjerë.

Disa nga temat kryesore që ajo ka shtjelluar në artin e pikturës: “Gjurmët e shekullit të ri”, “Mes lodrave dhe kutijave”, “Maskat e karnevaleve”, “Shtëpi të vetmuara”, “Loja e mureve”, etj. Dy temat janë kthesë vendimtare në artin e Valbonës: “Shtëpitë e vetmuara”, dhe “Loja e mureve”. Tema e parë përfshinë të gjithë gamën e historisë sonë, e cila trajtohet nga studiuesja deri te faza e diplomimit që është, ndoshta, edhe më shumë hulumtim në pikturë, duke tentuar ta gjejë veten në zanatin e pikturës, dhe faza e dytë është ajo pas mbarimit të studimeve, tashmë kur artistja është e pavarur në hulumtim dhe e pa ndikuar nga idetë e profesorëve.

Ajo tani ndërton një pikëpamje dhe këndvështrim autonom mbi tematikat që shtjellon. Te “Loja e mureve” është më ritmike, më e gjallë në vija, më e fortë në ngjyrë, ka intenzitet dhe dinamikë, piktura e pasqyron rrebelimn e saj nga brenda.

Piktura e saj ka figuracione abstarkte dhe figura gjeometrike, ngjyrat e bardha nuk i rrinë në pikturë, është mjaftë simbolike, ndërsa ngjyrat tjera janë të vendosura mjaftë mirë në kompozicion.

Te ngjyrat, e hapura është më e realizuar, më kuptimplote – si në figuracion ashtu edhe në sfond, duhet t’i lë hapësirës më shumë frymëmarrje, duhët të dijë të ndalet brenda një tabloje. Figuracionin, si: Portretet, shtëpitë, format e rrubullakëta, dritaret, duhet t’i përsërisë në të gjitha pikturat, sepse për këtë është e veçantë në pikturë. Pastaj, ngjyrat mund të ndryshohen, varësisht nga kompozicioni dhe formati i tablosë krijuse.
/Vazhdon/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here