Home Kulturë/Arsim Pse artisti Shyqri Nimani nuk është pjesë e Akademisë së Shkencave dhe...

Pse artisti Shyqri Nimani nuk është pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës?!

266
0
SHARE

Ai që artin e Kosovës paraqet renesansë në artin aplikativ ende nuk është anëtar i Akademisë…

Me këtë pyetje logjike duhet të merren ata që janë brenda në ASHAK!

Fushëveprimtaria e akademik Nimanit shtrihet e përmblidhet në: postera, piktura, logo, emblema, grafika, kaliografi, ilustrime, përgatitje librash, muzikë, përkthime, monografi, dokumetar kulture, ligjërata, anëtar jurie, dekan, Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 2008…

Shkruan: Jeton Rexhepi

4.
Logot dhe emblemat (1967 – 2001) janë alfabeti i gjuhës aplikative në Kosovë. Prandaj, të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë Dizajnin ose edhe logot apo amblemat, duhet të kalojnë nga logot e “Kosovafilmi”, “Grand Hotel Prishtina”, “Universiteti i Prishtinës”, “Galeria e Arteve e Kosovës”, etj. Pra, këto janë vetëm disa ide kreative të kohës dhe zgjedhje ideoprofesionale që ka realizuar autori. Ato janë unike dhe të papërsëritshme; secila në vete bart një histori, një kujtim që gjithësecili mund të mësojë rrokjet e ghuhës aplikative të Nimanit. Këto rrokje dhe ky alfabet kanë një përmbajtje – historinë e Kosovës që nga fillimi deri në ditët e sotme. Është fidanishtja e parë ajo me të cilën studenti do të përballët me kuptimin e formave, vijave, numrave, me ngjyrat, kontrastin, harmoninë, estetiken, poetiken, hiraldikën, Ulpianën, betejat, fitoret, vlerat, etj, etj.
Renesansa është pak nëse ne e krahasojmë opusin e Nimanit në fushën e dizajnit. Dhe, vështirë të gjejmë model të përhapjes dhe ndikimit në komunikim më publikun, siç ka bërë Nimani me veprat e krijuara në vitet kur arti përceptohej si planet tjetër i ardhur te ne. Ai Edukoi breza, jo me fjalë, por me gjuhën e alfabetit aplikativ. Një libër është pak e një muze është edhe më pak; një shtatore është hiç për atë që dha për ne Shyqri Nimani; për atë që dha për dizajnin, e që ndryshoi epokë te ne me logo, emblema, pulla postare, etj. Nimanizmi në arte aplikative do të përmbledhet me një fjali: “Filharmonia aplikative”!

Pullat postare janë një tjetër faqe e alfabetit aplikativ të realizuar në periudha të ndryshme kohore. Secila është një histori në vete, një përshkrim artistik, të gjetura në lokacione të ndryshme… Krejt ky opus postar aplikativ e dëshmon dashurinë e Nimanit për atdheun, e shprehur me gjuhë pamore: “Orfeu”, “Idhulli dardan”, “Harta e Kosoves”, “Monedhë argjendi Damastion”, “10 vjetori i Reçakut”, etj. Këto janë shkronja pamore të realizuara në formate minimale, që këto shkronja ikin në gjithë botën! Është një ekspozim i artit pamor nga një profesion i veçant që zarfi kishte me qenë pa vlerë, vula pa dëshmi, artisti pa ide…!
Nimani shpalos një tjetër dimension historik dhe kulturor të informimit, të ngjarjeve dhe personaliteteve që dhanë kontribut në fusha të ndryshme për Kosovën dhe shqiptarët. Tre ngjyra e identifikojnë logon e Nimanit: e zezë, e kuqe, e kaltër. Grafikat janë e gjitha muzikë! Piktori Xhevdet Xhafa vendosi shkronja të alfabetit shqip në veprat artistike të tij; Nimani vetëm e shndërroi në grafikë digjitale shkronjën “Ë”. Sulmi nuk mund të jetë vetëm fizik ose ushtarak, por manifestohet në forma të ndryshme: në letërsi, në muzike, në arte pamore, etj. Është një mesazh për njerëzit dhe institucionet që ta ruajmë dhe të kujdesemi për gjuhën shqipe.
Fushëveprimtaria e Akademik Nimanit shtrihet e përmblidhet në: postera, piktura, logo, emblema, grafika, kaliografi, ilustrime, përgatitje librash, muzikë, përkthime, monografi, dokumetar kulture, ligjërata, anëtar jurie, dekan, Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 2008 – pra të gjitha këto e së bashku me këtë të fundit paraqesin kulmin e arritjeve akademike e shkencore të Kosovës nga ana e profesor Shyqri Nimanit. Përkundër këtij opusi krijues, Nimani ende nuk është pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës!
Prandaj, një pyetje logjike kategorike: Pse artisti Shyqri Nimani nuk është anëtar i Aakademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës?!

/Autori i shkrimit për portretin krijues të profesor Shyqri Nimanit/në katër vazhdime/është Jeton Rexhepi, profesor në Shkollën e Mesme të Artit Pamor “Adem Kastrati” në Gjilan/ E përgatiti për shtyp /redaktoi/editori i portalit: Nexhat Buzuku/

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here