Home Kulturë/Arsim QENI DHE MAÇOKU / Këndi poetik për fëmijë

QENI DHE MAÇOKU / Këndi poetik për fëmijë

186
0
SHARE

Këndi poetik për fëmijë

Nijazi Kastrati

QENI DHE MAÇOKU

Flente qeni plak nën hije te mani
Vinte rrotull tij maçok laramani
Çke or miku im që vjen t’u kërthizë
S’ta paskan hedhur sot bukën me pak xhizë

Isha nën tryezë miku im i vjetër
S’paku një kafshatë s’munda për ta gjetur
Fillova nga pak që të mjaullij
Mos ndonjë kafshatë m’vjen ta kapërdijë

Si nuk u mendua as një t’më ndihmojë
Secili nga ta donte t’më shqelmojë
Me bishtin nën këmbë ika i nevrikosur
Nuk më donte kush të isha nën sofër

Filloi qeni plak t’qesh e t’hunguris
Mjaft ore mjaft fole, shumë po llomotit
Disa herë në ditë mua m’vizitojnë
Ushqim të lloj-llojshëm ata më ofrojnë

Ta kesh parasysh hidhërimin e zotërisë
Ua vodhe mishin nga mesi i tepsisë
Miu po shetit në dhoma të shtëpisë
Ndërsa ty kjo çështje aspak s’të bezdisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here