Home Kulturë/Arsim Reportazhi: Shkolla model, ose aty ku dija bashkohet me diellin e së...

Reportazhi: Shkolla model, ose aty ku dija bashkohet me diellin e së bashku shpërndajnë rreze…

3706
0
SHARE

Një shkollë tempull, ku çdo ditë mësohet jeta…

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët (ShFMU) “Musa Zajmi”, ditën e parë të vitit të ri shkollor, ishin para shkolle, të gatshëm për të nisur udhën e dijes…

Kishin mbërritur me kohë, para orës 08:00. Mësimdhënësit të veshur bukur, me etikë shkollore, po prisnin që drejtori të thoshte fjalën e tij të mirëseardhjes për nxënësit, t’u uronte fillimin e vitit të ri shkollor, t’u rikujtonte se shkolla e tyre ishte e para në mësime, në disiplinë, në krejt atë çfarë një shkollë me traditë si kjo e bën të marr epitetin e tempull të dijes e dritës.

Drejtori i shkollës, Ramadan Dërmaku, një pedagog tipik, me qëndrim, fytyrë të hapur, bashkëpunues e komunikues, mori qëndrim para nxënësve dhe u tha:
“Nxënës, urime viti i ri shkollor! Nxënës, misioni ynë është suksesi, madje për ta shtuar edhe më shumë. Mos harroni, kjo është shkolla më e mirë në Komunën e Gjilanit. Prandaj, suksese, shëndet dhe na shkoftë mbarë edhe ky vit…”, u shpreh drejtori Dërmaku.

Nxënësit ngjiten me lehtësi shkallëve në hyrje të korridorit ku pastaj shpërndahen në kate. Ecin lehtas, të bukur, të buzëqeshur, plot nur e shkëlqim. Mësimdhënësit nuk vonojnë asnjë minutë dhe shpërndahen nëpër klasë, secili aty ku kishte orën e mësimit.
Orari i mësimit mbahet i plotë, 6 orë. Nuk mund të mos frymëzohem nga një shkollë e tillë, nga ky organizim perfekt, nga një ambient i mrekullueshëm brenda e jashtë, me pastëri e estetikë.

Ky është një tempull që ndriçon qytetin e përtej, dhe patjetër ndër më të bukurit, më të organizuarit në Kosovë.

Shkollë model…

Për 20 minutë qëndrim mjaftojnë të kapje pasqyrën e një shkolle tempull. Në largim nuk mund të mos ktheja shikimin për të parë atë që mbetej prapa, një si kala, ku brenda nxente dielli, e rrezet flakorin e shpërndaheshin tej, e tej…

Shkollë model…, nuk mund të gjesh një emër tjetër… /N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here