Home Kulturë/Arsim Sheshi mbi lumë me Sabit Rrustemin!

Sheshi mbi lumë me Sabit Rrustemin!

3403
0
SHARE

Aty ku jeta të takon – mbi lumë – me njeriun ikonë!

Arti i jetës është më shumë se një fjalë, më shumë se një portret, më shumë se një përpjekje…Sepse, ngërthen një këmbëngultësi në ecje të pandalshme, në vargun e pashkëputshëm të ngjyrave të jetës, edhe në lindje të diellit edhe në të perenduar të tij, nën puhizë e në acar, në dimra të mendimit imagjinativ e në verë meditimi!

Çfarë i duhet poetit më hy në histori, kur ai bën vet historinë, me këngën poetike, me stilin e pikturuar në vargje të jetës kolorite, polidimensionale, me një “poesis” filozofiko- letrare, në kulmin e saj logjik e racional për kohën e për epokën e jetës!

Poet e shkrimtar, gazetar e publicist, maestro i artit të shkrimit, njeri i jashtëzakonshëm, i veçant, në komunkim me plot kreativitet; i tillë që bisedave më të thjeshta e debateve të zjarrta u jep kuptim, ngjyrë pozitive, gjallëri,  u jep jetë për jetën!

Sabit Rrustemi, veprimtar në secilën kohë, në sfida e acare, në çdo udhëtim, i pandalshëm. Ideator i mrekullueshëm, pragmatik në iniciativa, moderator e metodist i përsosur në krye të detyrave…

Eh ditë e mirë ishte, ditë shumëherë më e bukur kur takon një njeri! Një njeri, sa domthënëse për qytetin e përtej tij, në shtrirje e dimensione univresale në artin e jetës e pikturuar në fjalë, e shprehur me fjalë!

Aq shumë ka dhënë e vazhdon të na japë ky njeri. Na ka dhënë poezinë më të bukur në troje…Na ka dhënë veprimtarinë qëndrestare e kultivuar në vertikalitet, nëpër vite e dekada! Kurr nuk ka folur në vetën e parë, kurrë s’është lavduar për veten…

Ky njeri, Sabit Rrustemi, modest e madhështor! Ah sa shumë njerëz sikur Sabiti i duhen këtij vendi e kësaj epoke!

Dyzet (40) vjet krijimtari, ky njeri!

Sa bukur kur takon njeriun ikonë! Ta ndreq ditën e ta mbush jetën!

N.B.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here