Home Kulturë/Arsim Shqetësuese: Pse fëmijët janë “egërsuar”!

Shqetësuese: Pse fëmijët janë “egërsuar”!

133
0
SHARE

Fëmijët e dhunshëm sot, nesër janë të prirur në vetëvrasje!

Dhuna në mesin e të rinjve nuk vjen vetëm nga shtëpia, edhe pse familja ka rol të rëndësishëm në aspektin edukativ, por edhe nga interneti, ndaj të cilit nuk ka asnjëlloj kontrolli apo rregulli…

Pasojat janë psikologjike e fizike, e në raste përfundojnë edhe me vdekje! 

Kujdes! Ndonjëherë fillon si lojë, nënçmim e nënvlerësim të tjetrit, por mund të përfundojë si tragjedi për të involvuarit…

 


Klasa model…

Dhuna në shkolla, në rrugë… e të rinjve paraqet një fenomen shqetësues të grupmoshave të reja. Madje, për një shkim fillojnë fyerjet dhe acarimet deri te konfliktet fizike!
Ofendimi i njëri-tjetrit, fyerjet, intrigimi, goditjet, përgojimet, sjelljet vandale janë bërë, pothuaj, të përditshme në shoqërinë tonë dhe më gjerë.
Torturimi i njëri-tjetrit përjetohet si dominim dhe superioritet, psh, në klasë apo në nivel shkolle, brenda grupit, në rrugë, etj.

Kjo dukuri rihap një numër pyetjesh…

Mungesa e edukatës dhe kulturës familjare, niveli i ulët i arsimimit të prindërve, mungesa e kontrollit nga prindërit, shkolla, socializimi, komunikimi në famije, ndërveprimi social, fjalori bastard komunikues, mungesa e lexueshmërisë, interneti…

Kush është i prirur në akte të tilla mosdurimi, urrejtjeje dhe torturimi ndaj tjetrit?!

Kryesisht adoleshentët e frustruar, të pakënaqur në familje, pa edukatë themelore familjare, me zhargonin foljor e komunikues të rrugës, mungesa e librit në familje, bisedat përgojuese në familje ndaj të tjerëve, të cilat fëmijët pastaj i manifestojnë në rrethin e tyre shoqëror…
Të tillët, pra ata që nxisin konflikte dhe mosdurim, mungesën e motivit për socializim dhe suksese në jetë e shprehin me energji negative, xhelozi dhe urrejtje!

Zakonisht tipat e tillë të adoleshentëve që janë të prirur për konflikte më vonë do të jenë të prirur edhe të kryejnë vetëvrasje, pohojnë hulumtimet psikologjike, sepse një ditë urrejtja ndaj tjetrit kthehet në urrejtje ndaj vetvetës dhe konflikti brenda vetës.

Pra, adoleshenti që sot do të keqtrajtojë një tjetër nesër pasnesër do të përpiqet të vras veten!

Themeluesi i psikoanalizës, Sigmund Freud (Zigmund Frojdi), i cili hulumtoi burimin dhe shkaktarët e energjisë negative, siç e quante ai ESI, erdhi në përfundim se ndrydhja e ambicieve, dëshirave dhe mossuksesi, pra pamundësia për t’u manifestuar në dritën pozitive dhe rezultative, çojnë në shpërthimin e energjisë negative në dhunë dhe egërsi…
Derisa Frojdi po e intervistonte një të ri, me personalitet agresiv, në laboratorin e tij – se çfarë e mundonte dhe pse ishte i prirur të sillej me egërsi, ai filloi të godiste murin me grushte…Frojdi i kishte kërkuar që lirisht të shprehte atë që mbante të kyqur brenda vetës, por në mënyrë të kontrolluar dhe në mbikëqyrje dhe jo për të shkaktuar dëme në shoqëri.
Për ta mbajtur nën kontroll “egërsinë” në mesin e fëmijëve dhe të rinjëve, kërkohet edukim i mirëfilltë familjar, lexueshmëri dhe kulturë leximi nga fëmijët; mbikëqyrje ndaj fëmijëve dhe këshilla të vazhdueshme për ta kultivuar dashurinë dhe respektin ndaj tjetrit dhe stop urrejtjes ndaj tjetrit dhe rrethit social. Prindërit, shkolla, institucionet tjera përkatëse do bërë organizime e veprime konkrete për ta parandaluar rrëshqitjen e grupmoshave të reja – adoleshentëve në egërsim, në dhunë e mosdurim…

/N.Buzuku/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here