Home Kulturë/Arsim Shqipëria ndjek Francën, ndalon celularët në shkolla

Shqipëria ndjek Francën, ndalon celularët në shkolla

67
0
SHARE

Nëse përdorni celularin në shkollë ju sekuestrohet dhe depozitohet në polici  

Pas Parlamentit francez, i cili e ndaloi me ligj përdorimin e celularëve në shkolla, nga cikli fillor tek ai i mesëm, edhe Ministria e Arsimit të Shqipërisë ka urdhëruar drejtorët e shkollave se, vitin e ri shkollor, pra viti që ka filluar, telefoni celular do të jetë i ndaluar, si për nxënësit edhe për mësuesit.
Por, ndërsa në Francë janë marrë të gjitha masat që ndalimi i celularëve të shoqërohet edhe me detektorë në ambientet e shkollave, që do të ndalnin kategorikisht valët e celularëve edhe në rastet kur futen fshehurazi, Ministria e Arsimit në Shqipëri doli me masën e re që nënkupton sekuestrimin e telefonave dhe depozitimin e tyre në polici.

Tiranë, 23 nëntor 2018 – Është botuar në fletoren zyrtare udhëzimi sipas së cilit, në shkollë nuk do të lejohet më përdorimi i celularëve.

Telefoni celular nuk do të përdoret më në institucionet arsimore parauniversitare nga nxënësit dhe mësuesit. Sipas udhëzimit, në rast se ndodh që telefoni të përdoret qoftë nga mësuesit apo nga ana e nxënësve, atëherë drejtoria e institucionit ka të drejtë të sekuestrojë telefonin si dhe të marrë masa disiplinore.

Referuar udhëzimit, drejtoritë e shkollave duhet të rishikojnë rregulloren e brendshme, të organizojnë takime me prindërit për njohjen me rregulloren e re, si dhe të marrin masa për të vënë në dispozicion numër telefoni të veçantë për komunikim me prindërit e nxënëse.

Ndërkohë, institucionet vendore përgjegjëse për arsimin parauniversitar duhet të monitorojnë masat e marra për ndalimin e telefonit dhe depozitojnë pranë Policisë së Shtetit celularët e sekuestruar.
Po ashtu, duhet të raportojnë çdo muaj me shkrim pranë Ministrisë së Arsimit. Sportit dhe Rinisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here