Home Kulturë/Arsim “Shtëpi të vetmuara” e piktores Valbona Rexhepi – Piktura si abstraksion kozmologjik...

“Shtëpi të vetmuara” e piktores Valbona Rexhepi – Piktura si abstraksion kozmologjik në botën reale e koloritin e saj…

75
0
SHARE

Piktura mund të jetë një flamur, ajo është simboli më i shenjt pas atdheut, pastaj shtëpia e me radhë…Kur ajo pikturon, shpalosë vlerat pikturale me veprat e artit, me temat që ajo flet shqip, me kulla moderne, me shtëpi, vlera në pikturë nuk matet ajo vlerësohet dhe lartësohet deri në altarin e muzeut. Muzeu është objekti i cili pret dhe përcjell vepra të artit…

Shkruan: Jeton REXHEPI

2.

Fgura 1. “Shtëpi të vetmuara”, teknika akrilik në kanvas, 100x100cm, 2007.
Katrori, trekëndëshi, cilindi, kubi, drjetëkëndëshi , janë vetëm disa nga format kompozicionale të pikturës së autores. Ndarja e sfondit në mes të figuracionit është e qëlluar dhe harmonizohet mjaftë mirë, rrethi është vendosu në hapësira të qëlluara dhe vija ovale përsëritet, një formë mekanike e pikturimit në hapësira të vogla është më e kujdesshme; aty futet e gjithë historia e elementeve figurative, edhe fuqizon mendimin tim se është minimalisht në figuracion; aty reciton vjershën me emocion, thurë vargje nga një rresht në tjetrin, duke shkallëzuar vijat e hapura mbi strofat e kompozicionit në pikturë.

Përafërimi i ngjyrës së kaltërt dhe të zezës së mbyllur, me potezat e shpakëllës brenda një katrori e materializon pikturën, duke e kthyr atë në shtresimin e ngjyrave si te piktori Muslim Mulliqi. E kuptova se diçka po ndodh me pikturën e saj, sepse gjërat duhet të ndodhin me njerëzit, me familjen, me kolegët, duke u shprehur me pikturën nga piktura për pikturën.

Valbona kishte fat që kishte mentor akademik Rexhep Ferrin si udhëzues, duke tentuar ta rafinoj pikturën e saj. Pak artistë ka dhe njeh historia që mbushet kompozicioni me elemente fotografike, siç janë dritaret, kokat, figurat, vendbanimet, shtëpitë e bukura e të realizuara në teknika të ndrsyhme të shprehjes artistike. E kuqja e hapur është balancuese, rrebeluse në disa tablo, edhe pse dominojnë format katrorr në një pikturë profesionale, që tejkalon pengesat e vendosjes, duke zhdukur instrumentet krijurse, si pëspektiva.

Në këtë pikturë shpresa është e dukshme në kolorit, ajo realizon një formë të shprehjes të një vlere të shtuar te komunitetit artstik. Duhet një bashkëjetesë në mes të piktorit dhe pëlhurës, nuk është pjesë e zhurmës se sa është vlersuar piktura.
Bota është e shprehur, ajo tashmë është vizatuar po në ngjyra, ajo është pikturuar nga Valbona, ajo paraqet një pikturë sekrete, shtëpitë digjen, ato prapë rindërtohen në pikturë nga komunikimi në fshehtësi vjen me një destinim, kështu duket por nuk lëvizë; askush nuk e kupton brendësinë e krijuesit.

Piktura mund të jetë një flamur, ajo është simboli më i shenjt pas atdheut, pastaj shtëpia e me radhë…Kur ajo pikturon, shpalosë vlerat pikturale me veprat e artit, me temat që ajo flet shqip, me kulla moderne, me shtëpi, vlera në pikturë nuk matet ajo vlerësohet dhe lartësohet deri në altarin e muzeut. Muzeu është objekti i cili pret dhe përcjell vepra të artit.

Piktura e saj është themel i një shtëpie të fortë, edhe pse nuki takon “Rilindjes”, vepra është një ornament, dhe kodi i artit modern eshtë kubizmi, abstraksioni dhe paskubizmi. Ajo ka simbole të kozmosit: yllin, misterin e gjuhëve të shenjave, ajo të tundon, të rrëmben, të përballë me dashurinë – është një krijim prej një artiste të madhe që premton. Piktura e saj e bën rrëmujë (kaos) botën që e rrethon!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here