Home Kulturë/Arsim “Shtëpi të vetmuara” e piktores Valbona Rexhepit – Tablo pikturale e mëngjesit...

“Shtëpi të vetmuara” e piktores Valbona Rexhepit – Tablo pikturale e mëngjesit në kryeqytet

68
0
SHARE

Mëngjesi në kryeqytet, në pikturë!

Ajo nuk parapëlqen dekoret në pikturë, arti i kohës së saj ka një lloj kolazhi i shfaqur në kompozicion; kohshienca ndërton përgjegjësinë e një pikture, ku kryeqyteti dominon edhe në skenat e saj të simbolizmit në pëlhurë.

Shkruan: Jeton REXHEPI

3.

Fgura 2. “Shtëpi të vetmuara”, teknika akrelik në kanvas, 90x80cm2007.

Ky cikël është një vrimë në mur nga një pikë në mur që është shtëpia. Simbolike është forma e shtëpisë, e vetmuar, guri, druri, tulla, nuk janë për të thënë ato ndërtojnë porta brenda shtëpisë, ato kalojnë nga jeta jonë reale. Nuk është faji i botës së saj, ajo ndërton veprën si me dy koka – e kaluara dhe e tashmja; ajo pikturon me fragmente nga femijëria e saj, nga dëshpërimet që sjell jeta, nga dashuria e të dashurit, etj. Qenia e cila prek vetëminë të mbron nga shtëpia, e përjetuara dhe çdo përjetim nuk kalon pa qelës, pa një njohje qe rrethon piktoren që nga fëmijëria e hershme. Arratia e një pikture ka premisë të kthehet…Të gjitha pikturat kthehen në studim, aty ku është shtëpia e vetmuar, ose ajo nuk është realisht e vetmuar, aty ka ngjyra, forma, sfond, elemente figurative, e thënë me një fjalë  – është një gur i madh që kthehet në pikturë.

Sigurisht që historia e pikturave të saj nuk ka të bëjë me historinë reale të saj. Ajo ka një fillim të ri të ndërtimit, të përballjës së problemve në pikturë. Ajo nuk e tradhëton vetëvetën por as edhe shqetësimin personal. Sfondi ka një ide të modernizmit, ajo kalimin e ka të ngadaltë, por gjithë pikturat e saj janë modeste, realiste në aspekt të vazhdimësisë së saj në picture. Tendenca për të qenë më pak realiste në piktuarën e Valbona Rexhepit është të dukshme. Ndarja e ngjyrave ka qenë një moment i veçantë, ku klasikja të çon te rokokoja. Ekspresionizmi është në poteza të saj në pikturë, justifikimi i shtëpisë së vetmuar për krijuesen, ndoshta, kishte të veçantë në çlirimin e kontrasteve që një pikturë e tejkalon akademizmin. E kaltërta dhe e verdha janë një frymëzim afreskash të udhëtimeve të saj që piktura të ketë dritare, dhe këto dritare të shumta vendosin një moment të dimenzionit modern.

Vepra e saj kalon në një periudhë edukimi, duke pikturuar gërshetohej edhe përvoja në pikturat tjera, që rallëherë  vijnë në jetë, e aq më shumë një një shtëpi të vetmuar, një pikturë lineare e vendosjes së elementeve figurative pa një realitet që shpalosë një realitet, pa patur një punë në studio. Ironia e shtëpive të vetmuara pikturohen fshehurazi, çlodhja nga puna dhe futja në shtëpi ka gëzimet e veta edhe në pikturë, dhe këtë fakt e shpalosë shumë bukur dhe me një estetikë të veçant piktorja Valbona Rexhepi.

Ajo nuk parapëlqen dekoret në pikturë, arti i kohës së saj ka një lloj kolazhi i shfaqur në kompozicion, kohshienca ndërton përgjegjësinë e një pikture, ku kryeqyteti dominon edhe në skenat e saj të simbolizmit në pëlhurë.

E urren pikturën artificiale, sespse ajo nuk të jep impakt për të vazhduar të zhvillosh kombinimet e ngjyrave për një pikturë; dhoma mund të jetë një mekanizëm i punës, skena, muzika, teatri janë shpirti vëzhgues i të vertetës së jetuar në kryeqytet. Dhe, më vonë e kupton se e vërteta që shprehet ka të bëjë me identitetin tuaj si artist. Ajo kishte porvuar të ndërtojë piktura, por kur takon stilin aty  rrebelohet shpirti i saj krijues, duke pikturuar një lloj romantizmi, si një relaks i skenës së ndërtimit të pikturës, duke e shfaqur atmosferën e mëngjesit në kryeqytet. Kjo tablo është realizur mirë, gjë që edhe sot i reziston kohës. Piktura e Valbonës të lë një shije të mirë.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here