Home Kulturë/Arsim SOFRA – Këndi poetik…

SOFRA – Këndi poetik…

147
0
SHARE

Autor: Nijazi Kastrati

SOFRA

Na ka mbetur sofra thatë
Jo me fruta as me perime
Deri dje e mbushur plot
Me shume fëmijë edhe gëzime.

Grumbuj fëmijësh ulur në sofër
Gjithë të shëndetshëm dukë ngrënë
Edhe pse s’ish sofra e pasur
Dashuri rreth saj pa fund.

Të moshave të ndryshme dhe gjinie
Vëllëzër, motra e kushëri
Dhjetë-pesëmbëdhjetë fëmijë në sofër
Hanin qeshnin për lakmi.

Asnjëherë problem mes veti
Sepse kollej i zoti i shpisë
Çdokush ish me obligime
Kot së koti s’mund të rrish.

Harmoni t’madhe mes vedi
Dashuria ish pa fund
Rrëfimet e tyre t’përjetimeve
Një pjesë t’madhe e vente n’gjumë.

Gjitha t’mirat sot në sofër
Por s’e kemi dashurinë
Zemra e shpirti mbetën zbrazët
Kur fëmijët morën arratinë.

Sot kanë mbetë sofra të zbrazëta
Pleq e plaka rreth saj sillen
Kur t’mendohen kohët e arta
Dhe kafshatat s’kapërdihen!

26.09.2018

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here