Home Kulturë/Arsim Sunduesit na imponojnë bustet e tyre. Që vetëm buste dashurie s’janë

Sunduesit na imponojnë bustet e tyre. Që vetëm buste dashurie s’janë

65
0
SHARE

 

Nga Koloreto Cukali

1 dhjetor 2018, 22:43

Disa kohë më parë kur dëmtuan bustin e Zogut, mendova: Nuk kam qenë unë, por, mund të kisha qenë.Nuk jam partizan i vandalizmit, por jam simpatizant i vendosur i vandalizmit politik.

I shkulën gërmat e emrit dhe kanë shkruar ca parrulla. Më pëlqen të mendoj që nuk kanë qenë të pirë, por kanë qenë kundër kultit të rremë të një pseudo-mbreti.

Provokimi përmes vendosjes së këtij busti (në një vend më qendror edhe se ai i Ismail Qemalit, dhe në pozicion përballë Skënderbeut) është diskutuar gjatë atëherë kur ndodhi, ndaj, nuk dua të ndalem.

Qesharakja e termit “zogist”

Pyes veten, a ka kuptim termi zogist. A ka pasur ndonjëherë? Sigurisht mund të ketë akoma gjallë njerëz që e kanë njohur, kanë përfituar apo lulëzuar familjarisht në kohën e tij, por kjo nuk e përbën zogizmin as rrymë, as filozofi, as mendim politik, shoqëror a artistik. Zogizmi, maksimumi mund të kosniderohet një lloj nostalgjie.

Si një peshk që ke ngrënë në Jal. Por, ne peshkut të Jalit nuk i kemi ngritur buste.
Fati më ka sjellë të takoj njerëz të dashuruar pas Luigj Gurakuqit (se të deshte kur s’të deshnin, se të vishte kur të zhveshnin), pas Migjenit, pas Nolit, deri edhe pas Branko Merxhanit, Qemal Stafës e Lasgush Poradecit.

Por, nuk njoh asnjë të dashuruar mbas Zogut, pas veprës e jetës së tij. Asnjë që të citojë çfarë Zogu ka thënë.

Dhe ja ku jemi. Me një bust të Zogut atje ku nuk e ka as Migjeni, as Luigji, as Mitrushi e as Noli, të harruarit e mëdhenj të një shteti të vogël. Historikisht, sunduesit tanë imponojnë bustet e tyre. Që vetëm buste dashurie nuk janë.

Bustet e turpit.

Një llogari e thjeshtë më tregon që ne e mbushim Shqipërinë me buste të rreme. Kujtoni sa buste keni parë të vihen e të hiqen.

I vetmi bust i pakontestuar është ai i Partizanit të Panjohur, mbase ngaqë është i panjohur. Po të ishte i njohur, do ta kishin përmbysur dhe atë.

Ka akoma buste në Tiranë që nuk e meritojnë të jenë as buste e as në sheshe, por, bustet që prej krijimit të shteti shqiptar i caktojnë autokratët në bazë të midesë së tyre politike.

Indiferenca jonë qytetare i bën të jetojnë një lavdi që nuk është e tyrja. Derisa vjen dikush e bën atë që unë përtoj ta bëj.

Në emër të Luigj Gurakuqit. Në emër të Nolit. Në emër të Migjenit.
****
Nga rubrika Tarta T’Arta e autorit në Dita

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here