Home Kulturë/Arsim Të qartësohen instrumentet e vlerësimit – të herren tekstet shkollore!

Të qartësohen instrumentet e vlerësimit – të herren tekstet shkollore!

1017
0
SHARE

Edhe përkundër premtimeve të MASHT-it – pa risi në librat shkollore!

Edhe përkundër premtimeve të MASHT-it se kurikula e re do të startonte me tekste të reja shkllore, të pastruara nga materja e ngurtë, e tepër dhe jo produktive, kjo nuk ndodhi, e kështu po ecet me vështirësi, besa edhe me situata traumatike-psikologjike që po reflktohen te nxënësit. Sepse, libri mbetet mjeti i vetëm i konkretizimit, ndërsa shumica e teksteve lëndore kanë aq shumë materie sa do të ishin të tepërta për nxënës!

 Shkruan: Fehmi SYLEJMANI

2.
Pas identifikimit dhe detektimit të defekteve të vlerësimit, do të ishte mirë që të gjithë, duke filluar nga nxënësit, mësimdhënësit, prindërit, drejtuesit e institucioneve shkollore, ata të DKA-ve, inspektorë arsimor, njohës të çështjeve arsimore dhe në fund përfaqësues dhe zyrtarë të MASHT-it të japin kontributin e tyre pa anime dhe në mënyrë profesionale, ashtu që më pas ky vlerësim periodash të rishikohet dhe, pse jo, ndoshta edhe të hiqet krejtësisht.
Ky vlerësim i periodave ka shfaqur paqartësi edhe te mësimdhënësit rreth instrumentit vlerësues, përkatësisht kritereve të vlerësimit, sepse si duket nuk janë kuptuar saktë dhe drejtë këto kritere të vlerësimit, e që më pas është reflektuar direkt në vlerësimin e periodës tek nxënësit, teksa detyrat e shtëpisë, mungesat, sjellja dhe edukata nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerësimin.
Po ashtu, edhe më tej, libri mbetet mjeti i vetëm i konkretizimit, ndërsa në përgjithësi tekstet shkollore lëndore “tmerrësisht” të ngarkuara, të ngurta, metafizike, të thata, monotone, me periudha jo të kapshme dhe aspak logjike. Disa tekste lëndore kanë aq shumë materie sa do të ishin të tepërta për nxënës!
Është premtuar nga Ministria e Arsimit se, krahas kurikulës së re, do të startojnë edhe me tekste shkollore, mirëpo siç po shihet deri më tani, në këtë drejtim, nuk ka asgjë të re, sikundër që nuk ka asnjë sqarim rreth mungesës së teksteve konform kurikulës së re.
Korniza Kurrikulare e Kosovës(KKK) përcakton dy lloje të vlerësimit: Vlerësimi i brendshëm dhe Vlerësimi i jashtëm. Përderisa vlerësimi i jashtëm bëhet nga institucionet dhe faktorët e jashtëm, ai i brendshëm bëhet në nivel shkolle/klase, nga mësimdhënësit e shkollës dhe, sipas procedurave e kritereve, për secilin lloj të vlerësimit të brendshëm, të rregulluara me akte nënligjore. Prandaj, fokusi duhet orientuar në vlerësimin e brendshëm, i cili ka tri lloje: Vlerësimi i vazhdueshëm , Vlerësimi përfundimtar dhe Vlerësimi për shkallë sikundër që Korniza përcakton periudhën e realizimit të secilit lloj të vlerësimit, bartësit/përgjegjësit e vlerësimit, qëllimet kryesore dhe mënyrat e dokumentimit/evidentimit të arritjeve të nxënësve.
Vlerësim i vazhdueshëm bëhet gjatë procesit të të nxënit (vlerësimi formativ), dhe në fund të çdo teme mësimore, njësie tematike apo periudhe të mësimit (vlerësimi përmbledhës). Vlerësimi përfundimtar bëhet në fund të vitit mësimor/ vitit shkollor. Teksa vlerësimi për shkallë në fund të çdo shkalle kurrikulare përkatësisht në fund të klasave II, V, VII, IX, XI, XII.
Në fund, ky vlerësim periodik, shikuar në aspektin empirik, nuk ka dhënë rezultate në fushën e cilësisë, dhe si i tillë duhet rishikuar, ndryshuar dhe përshtatur me kërkesat e jetës, me inovacionet në domenin e teknologjisë informative dhe aftësimit për jetë në përputhje me ecuritë bashkëkohore…Ose, kështu siç është, me këtë ngurtësi mungese kreativiteti e pragmatizmi jetësor, duhet të hiqet.

/Autori është mësimdhënës i matematikës dhe njëherësh kryetrajner i kurikulës për fushën e Matematikës, niveli 6-9/.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here