Home Extra Fotografi të rralla me ngjyra, pamje nga Prizreni një shekull më parë:...

Fotografi të rralla me ngjyra, pamje nga Prizreni një shekull më parë: Shikoni si jetonin shqiptarët me 1913

81
0
SHARE

Në vitin 1909 bankieri milioner francez dhe filantropist Albet Kahn ndërmori një projekt serioz për të krijuar një koleksion fotografik të popujve dhe për popujt e botës. Si idealist e internacionalist, Kahn besonte se mund të përdorte procesin e ri të autokromit, sistem i parë fotografik në botë me përdorim të thjeshtëzuar dhe në “tru-color”, për të promovuar paqen, shkëmbimin kulturor dhe mirëkuptimin ndërmjet popujve.

Ai përdori pasurinë e tij të madhe për të dërguar një grup fotografësh në më shumë se 50 vende përreth botës, ndër të cilat edhe Shqipëria, vende të gjendura në një moment kritik të historisë së tyre, ku kulturat shekullore ishin në kohë transformimesh të mëdha e të pakthyeshme nga lufta dhe marshimi i globalizmit të shekullit njëzetë.

Udhëtimi i grupit të fotografëve në Kosovë u krye në maj të viti 1913, ku u bënë autokroma në Prishtinë, Graçanicë, Lipjan dhe në Prizren. Misioni në Shqipëri u realizua në vjeshtë të atij viti.

Rrugëtimi i saktë i misionit nuk është plotësisht i qartë, mirëpo dihet se Zhan Bryn dhe Ogyst Leon ndodheshin në Bosnjë menjëherë para shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike në fillim të tetorit 1912 dhe fotografuan Banja Llukën, Jajcën, Mostarin dhe Sarajevën.

Autokromat e mahnitshme të koleksionit të Kanit – 97 fotografi të hershme me ngjyra të Shqipërisë dhe 94 fotografi të Kosovës, nga të cilat disa sosh po i prezantojmë me pamje nga Prizreni, paraqiten për herë të parë dhe janë unikale në historinë e fotografisë shqiptare dhe ballkanike.

Ato shkëlqejnë si xhevahirë të paçmueshëm në ëndrrën shumëngjyrëshe të Albert Kanit, në arkivat e planetit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here