Home Extra Politikanët tanë sikur meselet (anekdotat) e Nastradinit!

Politikanët tanë sikur meselet (anekdotat) e Nastradinit!

208
0
SHARE

Njëherë Timuri mori Nastradinin dhe shkoi për gjah. Papritur diellin e mbuluan retë e zeza. Timuri pyeti Nastradinin:

– Si mendon Mulla, do të ketë shi apo jo?
– Nuk e di Madhëri, unë nuk jam astrolog.

Në këtë kohë nga kullosa po kthehej një kope bagëtish.
– Shko pyete bariun, – i tha Timuri, – ai mund ta dijë.
Nastradini u afrua te bariu dhe e pyeti:
– Më thuaj, do të ketë shi apo jo?

Bariu ngriti bishtin e mushkës, e pa nga të gjitha anët, e fërkoi mirë e pastaj tha:
– Shko dhe thuaj zotërisë tënd, se sipas dëshmisë së mushkës sime, retë do të shpërndahen dhe shi nuk do të bjerë.

Nastradini u kthye dhe i transmetoi Timurit fjalët e bariut.
– Kafshët, – tha Timuri, – e kuptojnë kohën më mirë se njerëzit. Njëherë bariu shikoi bishtin e mushkës dhe e parashikoi që s’do të bjerë shi, kjo është e vërtet.
Vazhdojmë rrugën se shi nuk do të ketë.

Sapo ata ecën edhe pak, filloi një shi i madh. Të gjithëve u hyri uji deri në palcë. Timuri u tërbua dhe thirri Nastradinin.
– Ç’ është kjo kështu? Ti the se shi nuk do të ketë!
Madhëri! Për atë që nuk do të ketë shi, nuk thashë unë. Për këtë njoftoi bishti i mushkës, e vërtetoi bariu, kurse ti e besove.

– Çfarë të bjmë tashti? – pyeti Timuri.
– Asgjë, – u përgjigj Nastradini. – Çfarë mund të bëjmë ne?

Gjithnjë është folur se nuk mund të ketë sukses sundimtari, i cili ka astrolog një bari, ndërsa kohën e parashikon bishti i mushkës.

E kjo mesele e Nastradinit është tipike për klasën tonë politike dhe qeveritarët tanë. Pra për popullin vendosin barinjtë dhe bishti i mushkës!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here