Home Extra Rrëfimi i kryesuesit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës para largimit nga...

Rrëfimi i kryesuesit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës para largimit nga detyra: Jetoj në mënyrë modeste dhe po bëhem gati për të shkuar në byronë e punësimit!

70
0
SHARE

Kryetari i presidencës së Bosnës dhe Hercegovinës nuk ka veturë personale…

Jetoj në mënyrë modeste, ushqehem në Presidencë dhe të gjitha drekat i paguaj vet, ka thënë kryetari në largim i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç.

Ai, i cili është edhe president i Partisë Boshnjake të Veprimit Demokratik, tha në një intervistë për TV rajonale N1, se Kryesia e BeH zakonisht nuk shpenzon shumë dhe në në favor të këtij pohimi tha se një e treta e buxhetit për reprezentacion do t’ia lë pasardhësit të tij.
“Personalisht, unë jetoj në mënyrë shumë modeste. Ushqimin e ha në Presidencë, por paguaj për të gjitha drekat e mia. Për një kryetar jam një njeri i varfër. Unë kam një shtëpi, nuk kam makinë. Unë kam një pronë prej dy dynymësh (20 arë truall)”, tha Izetbegoviç, duke shtuar se edhe disa ditë dhe do të gjendet në zyrën e punës (për t’u paraqitur si i papunë).

Ai konfirmoi se qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës janë të varfër, megjithëse, shtoi ai, ata janë gjithnjë e më pak të varfër.
Si pozive theksoi se derisa ai ishte në krye të Presidencës u punësuan 70.000 njerëz, kryesisht në sektorin real, por shtoi se një mënyrë për të reduktuar papunësinë ka kontribuar edhe largimi i njerëzve nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilin ai e sheh si problem të madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here