Home Qendrore A nuk i paska hak 5-10 euro Rruga e Kombit! Ah, sa...

A nuk i paska hak 5-10 euro Rruga e Kombit! Ah, sa shumë patriotë jemi me fjalë e parulla…!

236
0
SHARE

Dikur u fusnin tavolinave nga 500-1000 marka e franga – tash ankohen për 5 euro taksë për Rrugën e Kombit!

Dikur u vënin këmbëzave të tavolinave nga 500-1000 marka gjermane e zvicërane nëpër qytete të Shqipërisë, kinse për të treguar sa të pasur janë, e tash po i vajtojnë 5-10 euro…!
Sapo Shqipëria aplikoi taksën rrugore në autostradën Kosovë – Shqipëri dhe anasjelltas, në shumën 5-10 euro, vërshuan reagimet!

Madje, zv.ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha, e quajti “taksë absurde”! Pse? Si do të mirëmbahet kjo rrugë? Si do të paguhen kompanitë që mirëmbajnë rrugën? Dikur ëndërronim rrugën që do të na lidh me shtetin amë, e tani, kur e kemi këtë mundësi, kundërshtohet taksa! Ministër, nëse nuk ke me çka merresh, më mirë hesht e mos ndërhyjë në punët e Shqipërisë, sepse deklaratat patriotike janë të tejkaluara.
Edhe Lulzim Basha i opozitës kishte kundërshtuar, por me këtë politikë të 5 eurove ai nuk do ngjitet kurrë në pushtet.
Po thonë taksë e lartë, bile disa reagues kërkojnë të jetë 2 ose 1 euro!
Kur udhëtojnë nëpër Serbi e Maqedoni nuk e bëjnë llaf punën e taksës, bile paratë i bëjmë gati para kohe!
E kur është me dhënë taksën për shtetet tona na duket shumë! Kurrë nuk na dhimbset paraja për të huajin, por për vendin tonë, për shtetin e japim me njëqind “kiamete”, duke e vajtue!
Sa për rikujtim, ku u hapën kufijtë me Shqipërinë, nga Kosova filluan vizitat, pothuaj, masive. E, kur shkonin atje lavdëroheshin me portofolet (kuletat) e fryra me marka e franga! Madje, qysh kanë treguar në Tiranë, disa nga Kosova u vënin këmbëzave të tavolinave nga 500-1000 marka e franga, se kinse nuk po rrikan drejt tavolinat!
Këtu, kur i regjistrojmë veturat, paguajmë taksë rrugore vjetore 40 euro, e veturat për 12 muaj duhet t’i dërgojmë te mekaniku po kaq herë, shkaku i gropave!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here