Home Qendrore Ajri që vret qytetarët e Kosovës

Ajri që vret qytetarët e Kosovës

85
0
SHARE

Pas thëngjillit edhe peleti rezulton të jetë kancerogjen

Druri mbetet lënda djegëse më e shëndetshme.

Ndotja e ajrit në Kosovë po rrezikon seriozisht shëndetin e qytetarëve. Ndotje ekstreme të ajrit janë regjistruar në Prishtinë, Obiliq, Gjilan, Mitrovicë, Han i Elezit, Drenas.


45 ditë brenda një periudhe të shkurtër kohore, Prishtina ka shënuar vlera ekstreme të ndotjes së ajrit.
Për këtë situatë ndikojnë shumë faktorë, raporton KTV përmes magazinës javore informative “Cosmo”.
Shkaktarët kryesorë janë termoelektranat, veturat e shumta, si dhe lënda djegëse, thëngjilli.
Korporata Energjetike e Kosovës, me 2 termocentralet dhe minierat e saj, është ndotësi kryesor i ajrit.
Në miniera vazhdimisht bëhet nxjerrja e thëngjillit nga i cili bëhet edhe prodhimi i energjisë elektrike.
Nëse gjatë ditës funksionojnë 3 blloqet e Kosovës A, dhe dy të Termocentralit Kosova B, i bie që KEK-u prodhon rreth 900 megavat energji elektrike dhe mbulon 90 për qind të territorit të vendit.
Por, drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi, thotë se KEK-u nuk është ndotësi kryesor në vend, pasi me investimet e fundit është ulur ndotja në masë të madhe.
Prandaj, Thaçi u sugjeron të gjithëve që të mos flasin në emër të KEK-ut, pasi shpeshherë deklaratat se KEK-u është ndotësi më i madh në vend, krijojnë panik të qytetarët.
Megjithatë, banorët që jetojnë në Obiliq kanë deklaruar se jeta në këtë qytet është bërë e vështirë për shkak të ndotjes së ajrit nga KEK-u.
Lënda djegëse, thëngjilli, llogaritet si problemi më i madh për ajrin.
Ai përdoret jo vetëm nga KEK-u, por edhe nga institucionet dhe ekonomitë familjare.
Familja Krasniqi nga Obiliqi ngrohet me thëngjill, pasi siç thotë, nga viti i kaluar u ka mbetur sasi e konsiderueshme e thëngjillit, andaj do ta përdorin edhe këtë vit, derisa t’u harxhohet.
Nga viti i kaluar, ish-ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj, e pati ndaluar shitjen e thëngjillit, me arsyetimin se ndikon në ndotjen e ajrit.
Ndërsa, për këtë vit, ministri i këtij dikasteri, Fatmir Matoshi, tashmë e ka ndaluar shitjen e thëngjillit në Prishtinë, dhe Inspektorati i kësaj ministrie ka konfiskuar 7 kamionë me thëngjill.
Me këtë, po synohet që të ulet përdorimi i thëngjillit.
Madje, ministri Matoshi ka kërkuar që të respektohet vendimi që punëtorëve të KEK-ut mos t’u lejohet shitja e thëngjillit.
Kohët e fundit, qytetarët kanë synuar edhe alternativa tjera. Në tregun kosovar ka arritur peleti, një lëndë kjo që përbëhet nga mbetjet e drurit.
Por, edhe me përdorimin e tij janë paraqitur disa probleme, pasi edhe peleti ka rezultuar të jetë kancerogjen.
Qytetarët, të gjendur në situatë paniku ku njëherësh u rekomandua që të mos e përdorin thëngjillin, pastaj që peleti ka përmbajtje kancerogjene, thonë se po i përdorin drutë për ngrohje, raporton veç tjerash Koha.net.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here