Home Qendrore Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë: Rritja e taksës – “rritje e dhimbjes...

Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë: Rritja e taksës – “rritje e dhimbjes për qytetarët”

64
0
SHARE

Ambasadorja amerikane rreth taksës ndaj mallrave të Serbisë

26 NËNTOR 2018

Ushtruesja e detyrës së ambasadores së SHBA-së në Kosovës, Colleen E. Hyland, shkroi në Twitter se rritja e tarifave për anëtarët e CEFTA-s – Marrëveshjes për Tregti të Lirë – është “rritje e dhimbjes për qytetarët e Kosovës, rritje e tensioneve dhe rritje e dëmtimit të reputacionit të Kosovës”.
“Udhëheqja strategjike, jo reagimi emocional, është e nevojshme për të siguruar të ardhmen evropiane të Kosovës dhe një marrëdhënie të normalizuar me Serbinë”, tha Hyland.

Javën e kaluar, Kosova ka rritur nga 10% në 100% taksën mbi të gjitha mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Vendimi ka nxitur reagime të ashpra të serbëve në Kosovë dhe të autoriteteve në Beograd dhe Sarajevë, si dhe thirrje nga Bashkimi Evropian për ta hequr këtë detyrim doganor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here