Home Qendrore CIA: Serbia në bllokun ortodoks të Evropës deri në vitin 2020!

CIA: Serbia në bllokun ortodoks të Evropës deri në vitin 2020!

180
0
SHARE

Sipas CIA-s dhe “Stratfor”

Deri në vitin 2025 Evropa do të ndahet në tri blloqe!

Agjencia e inteligjencës amerikane (CIA), si dhe agjencia Stratfor, parashikojnë ndryshime të mëdha në Evropë.

Rreth një dekadë më parë, CIA parashikoi se Evropa do të gjendej në një krizë të madhe, prandaj hyrja e vendeve të Ballkanit në BE nuk do të jetë e mundur, shkruan “Veçernje Novosti”.

Prandaj, u parashikua se Serbia, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit: Greqia, Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania do të jenë në grupin e “vendeve ortodokse”. Këtij grupi do t’i t’i takojnë edhe BiH dhe Shqipëria. Sipas projektit të CIA-s, në zonën katolike të vendit të Evropës Lindore, do të ishin nën patronazhin e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Shqipëria, ashtu dhe Kosova, të cilat u veçua veçmas, do të jenë pjesë e “zonës ortodokse”. Grupi ortodoks i këtyre shteteve sipas “Stratfor” quhet “union i gazit”.

“Evropa e Vjetër”: Gjermania, Franca, Austria, Britania e Madhe, Spanja, Portugalia, Italia, Suedia, Norvegjia, Finlanda.

“Evropa e Re do të përfshinte: Letoninë, Lituaninë, Estoninë, Poloninë, Hungarinë, Republikën Çeke, Sllovakinë, Slloveninë dhe Kroacinë, këto vende, një herë pjesa më e madhe e Paktit të Varshavës, do të ishin baza kryesore ushtarake amerikane në Evopë.

Parashikohet dobësimi i ndikimit të Gjermanisë dhe ngritja e Turqisë në fuqi rajonale rivale krahas Iranit.
NATO mund të dobësohej dhe të zëvendësohet nga një arkitekturë e ndryshme evropiane në fushën e mbrojtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here