Home Qendrore Haziri po merr pjesë në konferencën e OKB-së në Lubjanë

Haziri po merr pjesë në konferencën e OKB-së në Lubjanë

129
0
SHARE

Me Lutfi Hazirin në Lubjanë po marrin pjesë edhe kryetarët e disa komunave të Kosovës, stafi i huaj si dhe shoqëria civile

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me kryetarët e komunave: Mitrovicë, Prizren, Viti, Kamenicë, Shtime, etj, është duke marr pjesë në konferencën e OKB’së në Lubjanë të Sllovenisë.

Në këtë takim pjesëmarrës janë edhe përfaqësues të OJQ-ve, të insititucioneve të OKB-së, si mekanizëm për ndërtimin e mirëbesimit ndërmjet të gjithëve, pa dallime politike, etnike e fetare.

Konferenca po mbahet me iniciativën e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ndërsa i pranishëm është asistent sekretari i përgjithshëm në OKB për operacione paqësore, Bintou Keita.

“Mirëbesimi dhe integrimi është e vetmja udhë për zhvillimin dhe avancimin e Republikës së Kosovës”, ka vlerësuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Punimet në konferencë do të vazhdojnë sot dhe nesër, ku, përveç strukturave të OKB, po marrin pjesë edhe ato të OSBE-së, misioni i BE-së në Kosovë, UN Kosova Team, sikurse edhe përfaqësues fetar, etnik e ata nga shoqëria civile.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here