Home Qendrore Haziri: Në politikë nuk hyhet përmes dajallarëve dhe kusherinjve, por përmes konkurrencës!

Haziri: Në politikë nuk hyhet përmes dajallarëve dhe kusherinjve, por përmes konkurrencës!

180
0
SHARE

Haziri ka porositur të rinjtë që në jetë të ecin me dijet e tyre, me forcat e tyre dhe jo me meritat e të tjerëve.

“Në politikë duhet të hyhet me potencial dhe kreativitet. Në politikë nuk ka qëndrueshmëri nëse hyhet përmes dajallarve e kusherinjve. Prandaj duhet të hyjmë më qellim të ndryshimeve në favor të qytetarëve përmes sistemit të konkurrencës”, është shprehur Haziri në ligjëratën para studentëve në AUK.

Sot, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur ligjëratë para studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë, duke ndarë përvojat e tij prej politikani…
Duke folur për situatën në vend, Haziri tha se Kosova ka nje gjendje jostabile politike tash e 10 vjet pas pavarësisë, ekonomia është në një nivel jo të kënaqshëm, përderisa ka theksuar problemin e madh të papunësisë me të cilin po ballafaqohet vendi.
Ai tha se duhet të punohet me politikbërje aktive në funksion të ligjit dhe të ndërtimit të qëndrueshëm ekonomik, politik, arsimor dhe fusha te tjera.
Kreu i Gjilanit theksoi para studentëve se “gjenerata juaj është duke u përgatitur për një integrim të Republikës dhe qytetarëve të saj në nivelet më të larta ndërkombëtare”, duke shfaqur krenarinë me rininë që ka Kosova.
Haziri ka porositur të rinjtë që në jetë të ecin me dijet e tyre, me forcat e tyre dhe jo me
Kryetari Haziri ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se duhet të jetë konform Kushtetutës dhe pa të drejta ekzekutive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here