Home Qendrore Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Pejë – kostoja financiare e...

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Pejë – kostoja financiare e takimit 128 mijë euro

63
0
SHARE

Takimi i nesërm i dy qeverive, i pesti me radhë, do të mbahet në Pejë, dhe do të diskutohen disa tema.

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive që do të mbahet në Pejë ka edhe koston financiare. Për këtë takim Qeveria e Kosovës ka aprovuar shumën prej 128 mijë eurosh, që sipas ekspertëve të ekonomisë konsiderohet shumë e lartë, raporton “Radio Evropa e Lirë”.

Ndryshe, ky do të jetë takimi i pestë i përbashkët i të dy qeverive. Herën e parë ato mbajtën takim të përbashkët në Prizren, në vitin 2014, ndërsa një vit më pas, në Tiranë është mbajtur takimi i dytë. Takimi i tretë në Prishtinë, kurse vitin e kaluar është mbajtur në qytetin e Korçës në Shqipëri.

Në katër mbledhjet e përbashkëta të qeverive të të dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, të mbajtura ndër vite, janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, të cilat kanë pasur për qëllim qeverisje të përbashkët strategjike me një vizion euroatlantik.

Por, jo rrallë herë janë kritikuar nga ekspertë të ekonomisë se marrëveshjet e nënshkruara kanë mbetur vetëm në letër, pa u vërejtur në praktikë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here