Home Qendrore Mësimdhënësit në protestë – duan vend meritor në Ligjin e pagave –...

Mësimdhënësit në protestë – duan vend meritor në Ligjin e pagave – paralajmërim për qeverinë…

185
0
SHARE

Kryesindikalisti i arsimit në Kosovë, Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar se nëse Qeveria nuk reflekton me kohë dhe nuk e korrigjon Ligjin e pagave për mësimdhënësit, do të pasojnë protesta masive të mësimdhënësve dhe hapi tjetër është hyrja në grevë, që do të çonte në paralizimin e sistemit arsimor në Kosovë.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, që të korrigjojë Ligjin për arsimin.
Haradinaj të kuptojë e vlerësojë drejt se situata është serioze dhe të ndryshojë projektligjin për mësimdhëmësit.
Haradinaj të lërë mënjanë premtimet boshe dhe t’i qaset me seriozitet kërkesës së mësimdhënësve, është shprehur Jasharaj
Të tërhiqet ligji për pagat dhe të ngritet koeficienti për punëtorët e arsimit, sepse kështur siç është del tepër nënçmues dhe diskriminues për punëtorët e arsimit

Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK-u), sot, në Prishtinë, mbajti protestë me kërkesë korrigjimin e Ligjit për paga. Përfaqësuesit e sistemit arsimor -kryesia e SBASHK-ut dhe kryetarët degëve sindikale të arsimit në komuna dhe shkollave dhe aktivistë sindikalë, shprehën pakënaqësitë e tyre lidhur me radhitjen tepër të ulët dhe jo meritore në ranglisten e Ligjit për paga.

Kjo protestë ka përkrahjen uniname të mësimdhënësve në gjithë vendin.
Në përkrahje të protestës ka dal edhe BSPK, madje kanë përkrahur edhe cilido hap të ardhshëm që do ta ndërmerr SBASHK-u lidhur me zgjidhjen e kërkesave të punëtoreve të arsimit, ngase sistemi arsimor është shtylla kyçe e vendit dhe Qeveria duhet ta trajtojë në menynë sa më meritore.
BSPK i përkrahë veprimet sindikale të SBASHK-ut, rreth pakënaqësive që i kanë shprehur lidhur me Ligjin për pagat dhe kërkon nga Qeveria të ndërmerr masa që sa më shpejtë t’i përmirësojë këto lëshime, duke bërë plotësim/ndryshimet me kërkesat e dala nga SBASHK-u.
Momenti është shumë serioz dhe duhet të kuptohet e të ketë qasje serioze.

/N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here