Home Qendrore Në Kosovë nafta shitet me çmim të lartë, nuk ka kush merret...

Në Kosovë nafta shitet me çmim të lartë, nuk ka kush merret me plaçkitjen e qytetarëve!

90
0
SHARE

Franca në këmbë kundër shtrenjtimit të karburantit, në Kosovë nuk ka kush merret me uljen e çmimit të saj të lartë!

Asnjë institucion i Kosovës ende nuk ka marrë asnjë masë lidhur me naftën dhe benzinën e shtrenjtë në Kosovës.
Të gjitha kompanitë që merren me shitjen e naftës e benzinës kanë ruajtur çmimin prej 1 euro e 22 cent për naftë e 1 euro e 27 cent për benzinë.

Dhjetëra – mijëra qytetarë të Francës janë hedhur në protesta masive kundër shtrenjtimit të naftës, ndërkohë që në Kosovë askush nuk merret me këtë problem, përkundër çmimit të saj të lartë.
Në nivel global ka rënë çmimi i naftës, ndërse në Kosovë nuk ka kush e ndal lojën me çmimin e saj!

Nuk zvogëlohet çmimi i naftës në Kosovë, përkundër që naftëtarët furnizohen me çmim prej 85-90 centësh për litër, por këta duan që në kurriz të popullit të nxjerri fitime të mëdha.
Ende asnjë pompë nuk e ka ulë çmimin e naftës dhe benzinës në Kosovës.
Doganat dhe kompanitë kryesore që merren me transportin e naftës e benzinës kanë treguar se çmimi i blerjes prej një muaji ka rënë deri në 90 cent për litër.
Nafta në Kosovë prej një muaji hyn me çmim shumë më të lirë se sa ishte më herët.
“Kompanitë furnizohen me çmim prej 85-90 cent për litër të naftës e benzinës”, ka thënë një zyrtar i cili merret me kontrollin e naftës në Kosovë.

Ndërkohë, në shumicën e vendeve të botës, ka rënë çmimi i naftës.
Në Francë, sot, protestuesit kanë kërkuar uljen edhe më të madhe të çmimit të naftës. Madje, disa protestues kanë hyrë edhe në Pallatin Presidencial “Elysse”, si masë kundërshtuese ndaj çmimit të naftës.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here