Home Qendrore Në Maqedoni nuk kaloi referendumi!

Në Maqedoni nuk kaloi referendumi!

232
0
SHARE

Maqedonia jo emrit të ri, jo – NATO-s!

Dështon koalicioni për Maqedoninë evropiane!

Nga 1.806.336 votues të regjistruar duhej të votonin 903.169 votues, ndërsa gjysma prej tyre duhej të vontonin pro marrëveshjes me Greqinë për emrin, që të kalonte referendumi.

Shkup, 30 shtator -Maqedonia me referendum i thotë jo marrëveshjes për emrin dhe jo NATO-s!
Referendumi nuk ka kaluar as në komunat me shumicë shqiptare!
Sot, në Maqedoni, është mbajtur referendumi për t’u deklaruar lidhur me marrëveshjen me Greqinë për emrin e ri – Republika Veriore e Maqedonisë, për NATO dhe BE, por nuk ka kaluar.
Nga 1.806336 votues të regjistruar duhej të votonin 903.169 votues, ndërsa gjysma prej tyre duhej të vontonin pro marrëveshjes me Greqinë për emrin e ri që të kalonte referendumi.
Me këtë dështim të referendumit, sipas analistëve dhe njohësve të zhvillimeve politike në Maqedoni, Qeveria e Maqedonisë nuk e ka besim qytetar, pasi shumica e votuesve e ka bojkotuar referendumin, që njëherit ishte edhe votë për ose kundër qeverisë së Zoran Zaevit.
Pas këtij dështimi, Maqedoninë, sigurisht, e presin zgjedhje të reja parlamentare në një afat kohor jo shumë të largët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here