Home Qendrore Një zyrtare e lartë e Ministrisë së Arsimit të Kosovës kapet duke...

Një zyrtare e lartë e Ministrisë së Arsimit të Kosovës kapet duke vjedhur në një dyqan në Bruksel!

165
0
SHARE

Zyrtarja e MASHT-it kapet duke vjedhur në Bruksel!

Kjo është pasqyra e Qeverisë, karikatura e saj!

Një delegacion i MASHT-it i kryesuar nga ministri Shyqeri Bytyqi ishin në vizitë në Bruksel në kuadër të bashkëpunimit në fushën e arsimit.
Ndërkaq, një zyrtare e lartë e Ministrisë së Arsimit ishte futur në një dyqan në qendër të Brukselit, me ç’rast kishte marrë disa gjësende që i ka paraqitur për pagesë, ndërsa disa të tjera i ka futur në valigje, dhe kur ka tentuar të largohej nga dyqani është kapur nga sigurimi, sepse i kishte vjedhur ato. Punëtorët e sigurimit tërë kohën i kishin përcjellur lëvizjet e zyrtares së Kosovës në dyqan dhe kur ishte tentuar të largohej ishte ndalur dhe ishte lajmëruar Policia.
Pas deklaratës në Polici zyrtarja i ishte bashkuar delegacionit. Ministris i Arsimit, Bytyqi ka thënë se zyrtarja është suspenduar nga puna, raporton Koha.net
Dhe në vend se të na prezantojnë dinjitet dhe kulturë, në këtë rast arsim, na turpërojnë!
Kjo Qeveri që po thotë se po punon për popull tashmë dihet se me fjalë është në shërbim të qytetarëve, por me vepra të mirat po i çon në xhep të vet. Pra, fjalët e rrenat popullit, ndërsa të mirat e paratë për vete!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here