Home Qendrore Paga në BE: Ja paga minimale në disa vende të Bashkimit Evropian...

Paga në BE: Ja paga minimale në disa vende të Bashkimit Evropian dhe në Kosovë

190
0
SHARE

Paga më e lartë minimale në BE është në Luksemburg që ka vlerë 1.687euro.

____________________________________________________________________

Në Kosovë paga minimale sillet nga 130 – 170 euro, ndërsa paga e deputetit është 2000 euro.

___________________________________________________________________
Paga minimale në Spanjë do rritet për 22% ose do të jetë 900 euro nga e tanishmja 736 euro.
Kjo do të ndodhë nëse do miratohet plani i buxhetit për vitin e ardhëshëm. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për Spanjën për vitin 2019 dhe rritja më e madhe në 40 vitet e fundit të pagës minimale.

Qeveria spanjole e pakicës është dakorduar me të majtën Podemos për rritjen e pagës minimale dhe rritjen e tatimit për më të pasurit.
Paga më e lartë minimale në BE është në Luksemburg që ka vlerë 1.687euro e pas saj vjen Holanda me 1.430 euro dhe e treta është Irlanda me 1.509 euro. Spanja është e teta në listë.

Në Kosovë paga minimale sillet nga 130 – 170 euro.
Përderisa pagat mujore në Kosovë sillen nga 130 deri në mbi 400 euro, deputetët e Kuvendit të Kosovës vazhdojnë të kenë pagë pesë herë më të lartë se paga mesatare në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here